Saturday, December 3, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniDega e BDI-së ALSAT-M, dhe dega e LSDM-së Almakos

Dega e BDI-së ALSAT-M, dhe dega e LSDM-së Almakos

Dega e BDI-së ALSAT-M, dhe dega e LSDM-së Almakos

Nga: Sami RUSHIDI

Maqedonia ka hyrë në një qerthull debati destruktiv dhe parrugëdalje mbi tematikën e shumë diskutuar të përgjimëve, qytetarët prisnin me ngulm se cfarë do të dal në pah, një rreth vicioz pa dalje alternative. Lexues, teleshikues, administratorë, punëtorë, studentë e pensionistë ndjeknin lajme televizive me vëmendje e përqëndrim maksimal, lexonin shkrime e artikuj portalesh nga do që shkonin që nga mëngjesi e gjer në darkë; në kafiteri, në zyre, nëpër shtëpi, në klubin e lagjes, në mense, në restorane, nëpër qendrat tregtare, në palestra e madje edhe në dhomën e gjumit prisnin me padurim se çfarë do të publikohet, çfarë të reja do përfshijnë si rrufe mendjet e tyre të preokupuara e të ngarkuara me derte e halle të panevojshme.
Mjafton dëgjimi sporadik i disa punonjësve mediash, që janë të dirigjiruar e të mirë rekrutuar për servilizëm të përbetuar, të duhet të ndalosh një minutë të vetëm pa analizuar thellë e pa u munduar të nxjerrësh në pah thelbin për të vërejtur nivelin e ulët të interpretimit të përditshmeve televizive e gazetareske, nëse mund t’i quajë që janë të pajisur me aftësi tejsisht të kufizuara editoriale.
E nderuar degë më e madhe e BDI-së: ALSAT-M dhe ti degë më e madhe e LSDM-së: Almakos, ti që prodhon lajme koti, dhe ti gazetar, kryeredaktor televiziv, reporter që fabrikon imazhe të manipuluara, që lanson gënjeshtra e thashetheme marramendëse, që shtrembëron realitetin e pastërt si loti, bluan histori e tregime përrallore, fabula pa pikë kuptimi, merr të drejtën për ta sulmuar Menduh Thaçin, dakord këtë të fundit edhe e kuptojë disi, e justifikojë me faktin se vetë përmendja e emrit të tij në mënyrë konstante rrit lexueshmerinë e shikushmerinë, shkak i mjaftueshëm për ta avansuar pozicionin tuaj medial e ndoshta edhe për të mbushur një xhep më shumë me lekë të pista që nuk e keni fare problem, as që çani kokën minimalisht për t’i menduar pasojat morale dhe etike.
Atë që nuk e gëlltis dot edhe po të isha më i thjeshti lexues a teleshikues është pse kruheni e ju kruhet, sikur të vuanit nga zgjebja kronike nëse Menduh Thaçi paska bërë një shaka me një shok të tijin, për ç’arsye psikopatike e nxjerrni atë lajm si sensazion bombastik, kinse ai paska folur shkinisht, pse dreqi e marrtë nuk bëheni pakëz të realtë, nëse një veti e tillë ekziston diku tek ju e të thoni, ta pranoni haptazi e objektivisht që po ky Menduh Thaçi është përgjuar plot 20 vjet, 2 dekada të mallkuara nga shefat e pavlerë që ju kontrollojnë e shkelin edhe sot e një shekull tjetër po vazhduat kështu!
Këta servile mercenarë të mbretërisës së nëntokës mbrohen publikisht me argumentin qyqar e aspak faktik se i gjithë ky tmerr që na ka përfshirë si tornado ndodhë përshkak të shkallës së ulët të audiencës, me fjalë më të thjeshta: për nivelin tënd, të atij, asaj, atij tjetrin, për (pa)nivelin tonë!
Këta servilë të pashpirt e pamend, na fundosin në batakun e moskuptimit dhe injorancës, na poshtërsojnë, na gënjejnë e mashtrojnë në mënyrë perfide ty dhe mua sepse jemi lexues dhe konsumatorë mediatik, biles na fajësojnë pa iu lëvizur qerpiku që për tërë zullumet mediatike jemi përgjegjës ti dhe unë, që me budallakin tënd nuk e lejon median të emetojë mesazhe më të sofistikuara reale, te pastërta e sublime.
Duhet të kuptosh se përveç mundësive: “kuptojë” dhe “nuk kuptojë” ekziston sëpaku edhe një alternativë e tretë: “degjenerojë”, në rastin tuaj variacionet e këtilla janë të shumta pa patur nevojë kombinimesh se vaj halli dalin të panumërta! . Që jeni të degjeneruar nuk përbën rrezik aspak, rreziku i vërtetë e kërcënues qëndron kur filloni të degjeneroni një tjetër, trilloni sikur mjegulla errët nëpër varrezat masive të filmave horror, tamam për xhirime skenash hollivudiane jeni, për filma flop e pa asnjë vlerësim artistik!
Ti Alsat-M, njëherit si dega më aktive e BDI-së dhe ti Almakos si dega më aktive e LSDM-se duhet ta kuptoni, ta ngulisni në kokat tuaja thuajse boshë që keqinterpretimet e vetëdijshme dallon mëse dukshëm nga realiteti që dikush si ju nuk ka gjasa teorike e jo më praktike ta ndryshojë! Në rastin e parë njeriu beson që ka kuptuar diçka, kurse në rastin e dytë e di që nuk ka kuptuar asgjë dmth i ka rënë fare mirë në fije genjeshtrave e trillimeve pa kripë.
Duhet të kuptoni se dizavantazhi i keqinterpretimit në krahasim me realitetin është mjaft viziv: ta shumëfishosh atë që ke keqinterpretuar me qëllime te caktuara banale e të tentosh ta dëmtosh kryetarin,Menduh Thacin i cili kur nuk flet ju hani e llaptoni me gojë pse ai nuk flet, por kur kryetari flet ju në çdo mënyrë të mundshme provoni ta shtrembëroni fjalën e drejtë. Përpos kësaj, ti gazetar edhe më i madhi e me kompetenca të rangut të lartë, duhet të kuptosh se keqinterpretimi, pushon së reflektuari më tej, sepse ti tenton të kruhesh e dikush s’të bën hesap apo thënë troç s’ta var aspak. Cdo kush e din dhe ka verejtur se për Alsat-M dhe për Almakos më i dëshiruar është Zaevi, Shekerinska sesa Menduh Thaci , Pra, besojë që u kuptuam: preferojë që ju gazetarë të mos e inkurajoni më tej keqinterpretimin, sepse në njëfarë mënyre, përmes keqkuptimit u jepni të gjithëve mundësinë të flasin për gjithçka pa u skuqur e pa u turpëruar, një vijë e hollë ndan kufijtë të respektimit të sferës private dhe asaj të degjenerimit e të përgojimeve të tipit bulevardesk që nuk i kanë hije dikujt që shitet gjoja serioze si puna juaj, më mirë modestia që vjen nga të moskuptuarit se sa krenaria e zbrazët, boshe që buron nga të kuptuarit keq e të paskrupullt të mesazheve publike që dita-ditës sa vijnë e shtohen duke krijuar kështu një kaos total si rrjedhojë e punë së mbrapsht për të ndikuar negativisht në vetëdijën e qytetarit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments