Autoritetet zvicerane ka dëbuar një shtiptar nga Kosova pasi mësohej se vidhte në supermarkete. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, i cili pavarësisht se ka edhe fëmijë, u dëbua nga Zvicra pasi ishte autor i disa vjedhjeve nëpër supermarkete. Siç raporton “Oltner Tagblatt”, në pranverën e vitit 2017, Kushtrim E. akuzohet se ka hyrë në supermarkete dhe ka vjedhur prej aty sende të ndryshme.
Ndaj Gjykata rajonale në Solothurn-Lebern të martën e shpalli atë fajtor për vjedhje të shumëfishtë, dëmtim të pronës dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike, përcjell albinfo.ch. Për shkak se tani duhet të vuajë edhe dënimin e mëparshëm me kusht nga viti 2012, shqiptari duhet të vuajë një dënim të përgjithshëm prej 28 muajsh.
Situata për kosovarin, është edhe më e vështirë, pasi në kohën e krimit ka pasur ndalesë pesëvjeçare për hyrje në Zvicër. Përkundër dëbimit nga Zvicra, Kushtrimit i ishte lejuar të vizitonte tre fëmijët e tij biologjikë. Në mars të vitit të ardhshëm skadon ndalimi ekzistues i hyrjes në Zvicër. “Dëbimi nga Zvicra mund t`ia shkatërrojë jetën e tij. Fëmijët e tij do të duhej të rriteshin pa babanë e tyre”, kështu deklaroi avokati i tij.
Ndërkohë gjykata vendosi që Kushtrim E. pas vuajtjes së dënimit me burg prej 28 muajsh, të riatdhesohet për shtatë vjet. “Edhe pse ju në Zvicër keni jetuar për 22 vjet, nuk e keni respektuar sistemin tonë ligjor dhe keni grumbulluar borxhe të mëdha”, theksoi gjykatësi.