Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇejku: Ndahet Maqedonia, së shpejti do të ketë 3 shtete shqiptare në...

Çejku: Ndahet Maqedonia, së shpejti do të ketë 3 shtete shqiptare në Ballkan

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, deklaron se pas 10 viteve do të ketë tre shtete shqiptare.
I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku Çejku tha se në vitin 2028 parashikoj se përveç Shqipërisë dhe Kosoëvs do ketë edhe një shtet shqiptar, ai i shqiptarëve të Maqedonisë.

“Tashmë shtetformimi i shqiptarëve në Maqedoni është një realitet dhe zhvillimet atje më bëjnë të kuptoj dhe parashikoj se pas 10 viteve do kemi shtetin e tretë të shqiptarëve” tha Çejku.

Sipas tij vërtetë ne festuam 10 vjetorin e pavarësisë së Kosoëvs por çështja shqiptare është ende e pazgjidhur plotësisht sepse ende nuk u është dhënë e drejta e tyre e plotë shqiptarëve të Maqedonisë, një faktor shumë i rëndësishëm atje.

Dhe për Çejkun zgjidhja në të ardhmenë shtë shteti i shqiptarëve. Diplomat dhe gazetar, Arben Çejku është një nga njohësit më të mirë të çështjeve të rajonit.

Ai është gjithashtu zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që ka qenë present në sallën e parlamentit të Kosovës më 18 shkurt të vitit 2008 në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë. Gjatë emisionit Çejku dha disa detaje që bëhen publikë për herë të parë që kishin të bënin me situatën e atyre ditëve në Kosovë.

“Ishte një situatë aq e gëzueshme por aq delikate. Kishim informacione nga më të ndryshme si për shembull kur të shpallej pavarësia e Kosoëvs serbët e Kosovës do të largohehsin masivisht drejt Serbisë e deri përplasjet me armë.

Por më delikatja ishte situata në Luginën e Preshevës nga provokimet që mund tu bënin shqiptërve atje. “Unë kam zhvilluar disa bisedime sekrete në atë kohë me liderët e Luginës në mënyrë që të mos binin preh e këtyre provokimeve dhe që pavarësia e Kosovës të mos dëmtohej dhe në fakt kështu ndodhi. Pavarësia u shpall dhe asgjë nuk ndodhi. Ishte një gëzim i papëshkruar”, tregoi ish-ambasadori Çejku.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!