Wednesday, March 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBurim Buffy Nasufi do të shpallë kandidaturën e tij si këshilltar i...

Burim Buffy Nasufi do të shpallë kandidaturën e tij si këshilltar i pavarur në Komunën e Strugës

Edhe pse duhen edhe disa muaj deri në zhvillimin e zgjedhjeve lokale tashmë në Strugë kanë filluar kalkulimet e para .Me interes në Strugë përvec kandidatëve për kryetar komune paraqitet edhe sfida për anëtarë të Këshillit komunal të Strugës.Në këtë drejtim interesin për tu ballafaquar në garën për Këshillin komunal të Strugës ka shfaqur Burim Buffy Nasufi nga Veleshta e Strugës i cili ka thënë se do të kryesojë një listë të pavaur për këshilltar në zgjedhjet e pritshme vendore të vjeshtës.Nasufi thekson se para elektoratit strugan do prezantohet me angazhimin që në pushtetin vendor të prezantojë dhe të përfaqësojë kategoritë e qytetarëve të cilët deri tani nuk kanë qënë të përfaqësuar në Këshillin komunal.Ai thekson se angazhimi primar i listës së pavarur që ai do kryesojë do të jenë të pamundurit,rinia si dhe zhvillimi i turizmit.Ndërsa një premtim i Nasufit është që honorarin financiar që do u takojë këshilltarëve të Listës së tij do jepet familjeve me vështirësi financiare.Burim Buffy Nasufi thekson se në ditët në vazhdim do të konsultohet edhe me personalitetet të tjerë që do i bashkohen listës së tij.”Struga ka nevojë për zhvillim ”përfundoi ai.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments