Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeOpinion'Bombat' e Zaevit përdhosin Vojvodën

‘Bombat’ e Zaevit përdhosin Vojvodën

Nga Medai Shaholli

Ashtu siç edhe pritej plasi ” bomba” e radhës së opozitës maqedone, në sallën universale të mbushur plotë e përplotë më njerëz të interesuar për të dëgjuar bëmat dhe gjëmat e pushtetit . I’a bëri bam e teta me radhë ,një gjëmim në qiellin e vrenjtur të Maqedonisë dhe një skandal më shumë del në shesh.Përgjimi i radhës ka për personazh shefin e shërbimit sekret maqedon Mijallkov, ku e kap me ” presh në dorë” atë më bashkëpuntorët e tij sevilë Xhaferri dhe Thaçi.Me këto dëshmi del se Sashua paskësh patur “flirt dashurie” me vojvodën Taçi, këtë vetëm e kemi supozuar më parë, tani e dëgjuam më veshë ! Një të vërtetë që as militantët më të verbër nuk mund ta mohonin. “Bombat” që plas opozita maqedone mund të konsiderohen se bëhen edhe për  interesat e saja politike si një kartë e fuqishme për të riardhur në pushtet, gjë që do ta bënte ç’do opozitë në botë. Në këto ditë opozita shqiptare nuk bëzan,por pret më ankth shpërthimet e “bombave” të radhës që “ishalla”i kanë shpëtuar përgjimeve kompromituse të bisedave të tyre me njerëz të pushtetit. E dëgjuam edhe këtë ” bombë” të tetë jovetëm që DUI dhe Ali Baba më dyzetë hajdutë qënkesh servile e Grujos, por edhe DPA me vojvodën Taçi dëshmoi së, zotohet deri në vdekje në shërbim të Sashos së shërbimit sekret (UDB maqedone) me këtë kuptohet edhe angazhim në përkrahje të VMRO-së. Ranë maskat e mbrëmjes qeveritare të “ballos me maska”nga liderët dhe partitë shqiptare. Më këto zbulime dhe shpërthime të këtyre”bombave”të Zaevit, përmes përgjimeve nga ana e opozitës maqedone, partitë shqiptare janë vënë në shërbim të VMRO-së dhe kryeministrit Gruevski. Përfundimisht liderët shqiptarë çështjen shqiptare e kanë katranosur dhe menderosur fare ,gjë për të cilën në të ardhmen nuk kanë moral as etikë ,nuk e kanë as të drejtën t’u kërkojnë votat shqiptarëve sepse, votat për DPA dhe për DUI-in, janë vota për VMRO-në dhe Grujon!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!