Nga poeti dhe dramaturgu Besim (Beso) Bashllari
C’POSHTERIM!
Ju njoftoj me nje njoftim
Se po vjen viti i thesit
Behu gati miku im
Te hash prap gishtin e mesit
Ti ne shekuj ke then’ vet
Nuk rrohet me miell hua
Po perse tani e pret
Po perse o mik,c’ me thua?!
Si ta hedhin ty cdo here
Si i ha gjithmon’ premtimet
Kur te lene si te dhjere
Ti ku i le zemerimet?!
Kur te thone pas votimit
S’dime ku te kemi pare
Ti je brenda roberimit
Si sju fut dot nje te share?!
Si nuk merr ti nje karrike
Edhe kokes tua ngjeshesh
Ti nuk rrjedh nga nje rrac’ frike
Pse s’te len’ te buzeqeshesh?!
Per at Zot qe esht’ ne qiell
Kam degjuar qe betohesh
Por kur te japin pak miell
Para Zotit pse turp’rohesh
Pse pranon ate mekat
Ti qe ne krye ve zotin
Nuk te shkon fare per shtat
Je nje gjak me Kastriotin
S’di per ty a ke tash sy
A e sheh se c’te punojne
Cfare kan’ me shum’ se ty
Qe duan te te percmojne?!
Per pak miell koken ta ulin
Si e merr si turp s’te vjen
Ashiqare po ta ngulin
Thuam’ mua,nuk e ndjen?!
Ja qe turpi s’paska brire
Pse keshtu o miku im
Ti qe ishe aq i mire
Cfar’ te t’coj per ngushellim?!
Cfar’ tu them f’mijve te tu
Qe duan t’rriten me nder
Qe te ikin nga ketu
Dhe mos kthehen kurr’ nje her’?!
Po ty malli do te t’marr’
Do duash t’i perqafosh
Me ato duar qe i ke vrar’
Ne ate gjys thesi bosh
Keto kisha miku im
Kur duhet dhe plot nje vit
O shko si burr’ ne votim
Ose varu ate dit’
Mos prano ate lemosh
Ai thes mban dy dit’ jet’
Me mir’ te jet’ magjia bosh
Se pa nder cdo kater vjet