📢 NJOFTIM – PËR MJEKËT SHQIPTARË TË STRUGËS
Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se të Shtunën, më 19 Shtator, në ora 13:30, në Hotel Mirage – Strugë, do të mbahet një takim me mjekët shqiptarë të degës së Strugës.
Takimi thirret nga Kryetari aktual i Odës së Mjekëve – Dega Struge, Dr. Armend Arsllani, dhe kryetari i SHMSHM-s dega Struge, Dr. Edmond Vejseli dhe ka për qëllim diskutimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet e ardhshme në Odën e Mjekëve, të cilat do të mbahen më 7 Tetor.
Gjatë takimit do të diskutohet ndër të tjera për:
– Zgjedhjen e kryetarit të ri Degës së Strugës në kuadër të Odës së Mjekëve;
– Zgjedhjen e delegatit të Degës së Strugës;
– Zorganizimin dhe zhvillimin e procesit zgjedhor;
– Çështje të tjera me rëndësi për mjekët shqiptarë të Strugës.
🤝 Ftohen të gjithë mjekët shqiptarë të Strugës që të marrin pjesë në takim, të japin mendimet dhe propozimet e tyre dhe të kontribuojnë në një proces sa më të organizuar dhe përfaqësues.
📍 Hotel Mirage – Strugë
📅 E Shtunë, 19 Shtator
⏰ 13:30
Pjesëmarrja e të gjithëve është e rëndësishme.













