/div>
Loris
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Besa Lleshi, sportistja dhe  gjyqtarja e njohur nga Struga, premton rikthim të shpejtë në fushën e blertë (FOTO)
Qyteti, Slider, Sport

Besa Lleshi, sportistja dhe gjyqtarja e njohur nga Struga, premton rikthim të shpejtë në fushën e blertë (FOTO)

Gjyqtarja e mirënjohur shqiptare, Besa Lleshi, ka kohë që i mungon referimit dhe për shkak të një lëndimi. Mungesa e saj u ndje dukshëm në fushën e gjelbër në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, sidomos në garat e femrave.

Besa nga Struga, njihet edhe si nga bukuroshet e futbollit, tash e një kohë po stërvitet me intensitet në shtetin austriak, me pretendime që të kthehet sa më fuqishëm në ndarjen e drejtësisë.

Ajo pa referim nuk mundet sepse e ka si pjesë të jetës. Besa shpesh e thotë, a mundem pa uji e pa bukë aq edhe pa referim, për faktin se ndarjen e drejtësisë në futboll e ka për zemër.


25 – vjeçarja çdo ditë vrapon nga 9 kilometra në Fischamend që mbushet mirë kondicion për sprovat që e presin në muajt e ardhshme.

“Bota sot”: Një kohë e lënduar, po i ktheheni referimit?
Besa Lleshi: Po është e vërtetë se një periudhë kam qenë e lënduar, dhe u detyrova të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj. Mund të them se kam qëndruar pak në heshtje. Para disa muajve pata një lëndim gjatë përgatitjeve për seminar, por fati deshi që gjërat të shkojnë ndryshe. U detyrova disa muaj jashtë fushave. Mund të them se humba shumë gjëra nga vetja sepse në sekondë të shuhen disa ëndrra që ke dashur ti arrish. Por e rëndësishme është se tani jam mirë dhe po vazhdojë me hapa të ngadaltë për të arritur sigurtë të cakun që dëshirojë.

“Bota sot”: A shpresoni të ktheheni në pranverë?
Besa Lleshi: Po sigurisht me Zotin para shpresojë që gjithçka do të shkon në rregull dhe mos ndodhë diçka e papritur.

“Bota sot”: Si ndodhi lëndimi?
Besa Lleshi: Lëndimet zakonisht nuk vijnë duke qëndruar pasiv, por gjithmonë duke qenë aktiv. Për fat të keq ishte periudha gjatë përgatitjeve për seminarin e radhës. Lëndimi ndodhi gjatë stërvitjes, por mund të ishte dhe mos kujdesi nga ana ime. Por ndoshta mund të ishte dhe nga dëshira e madhe për të vazhduar para për ti arrit qëllimet pa menduar dhe gjërat e papritura që mund të na vijnë në jetë.

“Bota sot”: Pse humbët shpresat?
Besa Lleshi: Psikika dhe shpirti i një sportisti lëndohet pikërisht kur merr lëndime të ndryshme por kjo nuk do të thotë se humbet shpresë! Kjo do të thotë se ai sapo ka filluar një faqe të re duke mësuar nga gjërat negative që mund ta kenë sjell deri aty.

“Bota sot”: Ku po përgatiteni më shumë?
Besa Lleshi: Pjesën e stërvitjeve e bëjë në vende të ndryshme, dhe pse tani ndodhem në Austri, por kjo nuk do të thotë se unë duhet të lë anash. Përkundrazi po jap shumë mund nga vetja për t’u kthyer më e fortë seç kam qenë.
“Bota sot”: Synimet tuaja?
Besa Lleshi: Synimet janë të mëdha, por dua të qëndrojë e heshtur. Por njëherë si synim kryesor e kam të punojë dhe vetëm të punojë sepse gjithçka tjetër vjen gradualisht.

January 16, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres