Wednesday, June 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: VMRO-DPMNE është parti sinonim i kri*mit dhe korrupsionit

BDI: VMRO-DPMNE është parti sinonim i kri*mit dhe korrupsionit

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
KUMTESË
VMRO-DPMNE është parti sinonim i krimit dhe korrupsionit dhe lideri i saj mburret gjithandej se i di
saktësisht përmendësh të gjithë tenderët në komunat ku udhëheq VMRO-DPMNE.
Dhjetra procese gjyqësore janë ende aktive kundër zyrtarëve të tyre të shquar që nuk arritën të
largoheshin nga vendi.
VMRO-DPMNE është partia e fundit që duhet të flasë për krimin dhe korrupsionin.
Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij vunë dorën në mjaltë kur erdhën për herë të parë në pushtet,
duke dëshmuar se asgjë tjetër nuk mund të pritet prej tyre.
VMRO-DPMNE është parti pa ideologji dhe pozitë, me lidhje që arrijnë deri në Kremlin dhe interesi i
vetëm i saj është dëshira e zhveshur për pushtet dhe fitim.
Është një organizatë patriotësh të rremë që i luten Zotit që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet e
qytetarëve, ndërsa ata përfitojnë nga nacionalizmi dhe nxitja e tensioneve.
Mickovski vazhdon të konfrontohet me BDI-në me dëshirë që do të perceptohet si politikan i ligës së
parë. E ka të kotë.
BDI qëndron qartë në qëndrimet e veta dhe mbështet institucionet hetimore që të kryejnë punën e
tyre pas çdo rasti apo dyshimi për parregullsi.
SHËRBIMI PËR INFORMIM I BDI-së
Tetovë, 25 Qershor 2023

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments