Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI-se i doli ne mejdan edhe nje genjeshter

BDI-se i doli ne mejdan edhe nje genjeshter

Gazetari Naser Selmani vazhdon te shpreh mllefin e tij duke ”sulmuar” BDI-ne,nepermjet profilit te tij ne facebook,ku ai shkruan:Pas publikimit të bisedës së përgjuar të ministres së brendshme Gordana Jankullovska, BDI-së i doli në mejdan edhe një gënjeshtër.
Jankullovska thotë se do flasin me BDI e do t’i kapin për fyti shqiptarët të mos votojnë.
Kjo dëshmon se apeli i BDI drejtuar shqiptarëve të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 ka qenë një mashtrim i pastër. Shihet qartë se arsyeja e vertet e bojkotit nuk ka qenë refuzimi I kandidatit koncensual për president, por urdhëri i Gordana Jankullovskës dhe VMRO-DPMNE.
Gruevski e ka ditur se shqiptarët me asnjë çmim nuk do votojnë kandidatin e tyre për president, nacionalistin Gjorge Ivanov. Për të penguar shqiptarët ta vendosin fitoren e kandidatit të opozitës Stevo Pendarovski, një politikan properendimor, urdhëroi BDI që të sajojë gënjeshtra dhe t’i pengojë shqiptarët të mos dalin në votime.
BDI e pati mundësinë të ndëshkojë politikën nacionaliste të Nikolla Gruevskit dhe nuk e përdori. Njerëzit e BDI-së tërë ditën flasin për BE dhe NATO, ndërsa në fakt në zemër kanë sistemin sovjetik të Putinit.
Populli jo më kot thotë ujku qimen e ndëron por hujin se harron. Kot presin shqiptarët që një ish markisist-leninist si Ali Ahmeti, të bëhet demokrat.
Nëse njëherë i mashtron, torolerohet, por nëse vazhdimisht mashtrohen prej tij, atëherë fajin duhet ta kërkojnë te vetvetja. Shqiptarët janë bërë pengje të ambicjeve të shfrenuara për pozita pa pushtet dhe të lakimisë ndaj parasë së pistë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments