Sunday, May 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: Pagat në arsim do të rriten, procesi arsimor të vazhdojë nga...

BDI: Pagat në arsim do të rriten, procesi arsimor të vazhdojë nga dita e hënë

“Gjatë këtyre viteve, Bashkimi Demokratik për Integrim, si pjesë e qeverisë, ka mbështetur promovimin e pozitës së mësimdhënësve duke arritur një rritje të vazhdueshme të pagave në arsim, të cilat sipas përllogaritjeve statistikore nga viti 2017 deri më sot janë rritur me rreth 21%. Jemi të vendosur të ndjekim të njëjtën politikë progresive në vazhdimësi, prandaj, në vijim të rrethanave të fundit me grevën e mësimdhënësve, shprehim qartë qëndrimin se do të ketë rritje të pagave në arsim dhe përmes dialogut do të gjejmë zgjidhjen e duhur”, thonë nga BDI.

Ata apelojnë deri te SASHK-u që t’i japin fund grevës për të vazhduar mësimin në vend duke filluar nga e hëna dhe më pas vazhdimi intensiv të dialogut, pasi sipas tyre mbarëvajtja e mësimit ka rëndësi të madhe për të ardhmen e fëmijëve.

“E drejta e grevës është e garantuar me ligj, por duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka mbarëvajtja dhe cilësia e procesit arsimor për të ardhmen e fëmijëve, Bashkimi Demokratik për Integrim apelon në konstruktivitet nga SASHKU-u për t’i dhënë fund grevës, për të vazhduar mësimin në shkollat e vendit duke filluar nga e hëna dhe më pas vazhdimi intensiv i dialogut përmes të cilit padyshim do të gjendet zgjidhja e duhur. Çdo zgjatje e mëtejshme e rrjedhës normale të mësimdhënies është në dëm të studentëve dhe të ardhmes së tyre në rrugën e dijes, rrezikon maturën shtetërore dhe dhënien e provimit profesional për pesëqind mësues, diçka që nuk duhet ta lejojmë pas gjithë atyre sfidave që kemi. tejkaluar me sukses së bashku gjatë gjithë periudhës së pandemisë. BDI shpreh shqetësimin për tentimet për keqpërdorim të protestës nga partitë politike opozitare dhe nxitjen e papërgjegjshme të krizës që po e ndjejnë të gjithë qytetarët. Si subjekt politik pjesë e Qeverisë, BDI garanton përkushtim maksimal për zbatimin e mëtutjeshëm të politikave për përmirësimin e standardit ekonomik të të gjithë qytetarëve me të njëjtën qasje me rritjen e pagave minimale dhe mesatare, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments