Dy deputetët e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe Merale Ferati duhet të jen ëtë rregullt në seancat parlamentare, është kushti që BDI kërkon të përmbushet nga PDSH, për hyrjen e saj në qeveri.
Menduh Thaçi duhet të tregojë se dëshiron të merr pjesë në Qeveri që t’i ofrojmë ministri, ka thënë për medial.mk funksionar i lartë i BDI-së mbi mundësinë e PDSH-së të ulet në disa nga pozicionet e zbrazëta pas daljes së Aleancës për shqiptarët nga Qeveria.
Partnerët e koalicionit Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti nuk janë takuar me Menduh Thaçin për hyrje eventuale të PDSH-së në Qeveri, ka konfirmuar nga ana tjetër, funksionar i lartë i LSDM-së dhe BDI-së.
Ata thonë se me PDSH-në nuk është folur as në nivel më të ulët. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që PDSH-ja të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.
Nga partia e Thaçit ka heshtje për pjesëmarrjen eventuale në Qeveri. Me këtë vazhdojnë informacionet ngrohtë- ftohtë se partner i ri qeveritar i Zaevit dhe Ahmetit do të jetë Thaçi.
Për pjesëmarrjen e mundshme të PDSH-së në pushtetin ekzekutiv është kalkuluar që nga negociatat për formimin e Qeverisë, por edhe pas saj për shkak të shumicës parlamentare në Kuvend.
“PDSH duhet të dëshmojë se e mbështet kursin reformues të Qeverisë. Kjo nënkupton se lideri dhe deputeti Menduh Thaçi dhe deputetja Merale Uzeiri- Ferati të jenë prezent në Kuvend dhe të votojnë ligjet dhe vendimet e rëndësishme. Atëherë PDSH mund të jetë pjesë e Qeverisë”, ka thënë funksionari i lartë i BDI-së.
Nga kjo del se Zaevit dhe Ahmetit, Thaçi u duhet si kuorum që në Kuvend, muajt e kaluar me mundime shumica parlamentare ka siguruar një gjë të tillë.