Bastisje në burgun e Shutkës, kapen telefona celularë dhe paketime me substanca narkotike

0
46
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

MPB bën të ditur se gjatë ditës së sotme, me urdhër të gjykatës është realizuar bastisje në burgun e Shutkës, përcjell TV21. Gjatë bastisjeve në dy qeli janë kapur telefona celularë dhe substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit, në bazë të një urdhri gjyqësor, u bastisën dy qeli, ku u gjetën dhe konfiskuan 25 pako pluhur të bardhë, gjashtë pako marihuanë dhe 12 telefona celularë. Pas ekspertizës dhe dokumentimit të plotë të rastit, Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të rëndë do të paraqesë kallëzime përkatëse penale”, thonë nga MPB.