Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriBasha thirrje qytetarëve: Sot është ditë historike për kombin, dilni dhe votoni...

Basha thirrje qytetarëve: Sot është ditë historike për kombin, dilni dhe votoni masivisht

Fill pasi votoi në Njësinë numër 8 në kryeqytet, në prani të votuesve për herë të parë, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal për një prononcim për gazetarët e pranishëm. Basha tha se dita e sotme është historike për vendin. Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë masivisht, për kombin dhe demokracinë.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Është ditë historike, dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë ju e keni në duar fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, vendin, kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht.

Me votën tuaj të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi për familjet. Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë, dilni masivisht dhe hidhi votën tuaj. jam i lumtur që votën time e hodha në praninë e votuesve për herë të parë. I bëj thirrje masivisht që të votojnë, sepse sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha./Ballkanweb

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments