Thursday, May 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH NË QEVERI?/ SELA TREGON KUSHTIN PËR TË QENË PJESË E EKZEKUTIVIT

ASH NË QEVERI?/ SELA TREGON KUSHTIN PËR TË QENË PJESË E EKZEKUTIVIT

I pyetur nga gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Politica” në Tv Globi, lideri i ASH-së, Ziadn Sela nuk e ka mohuar që opozita shqipëtare mund të jetë pjesë e qeverisë.

Sipas tij, siç ai u shpreh, ajo që flitet nëpër kafene nuk mund të besohet, por përsëri si kusht për të qenë pjesë e qeverisë, Sela e vendos Ligjin për Shtetësi.

“Ne kemi për obligim t’i realizojmë ato premtime që ua kemi dhënë shqiptarëve, të cilat premtime qytetarët i kanë legjitimuar me votën e tyre dhe ne jemi serioz në atë që premtojmë. Brenda 100 ditëshit kur ishim pjesë e qeverisë e prremtuam Ligjin për Gjuhë dhe Ligji u bë. Tani kemi thënë se brenda 100 ditëshit bëhet Ligji për Shtetësinë. Dhe, kjo vlenë në kombinatorikën në qoftëse ASH bëhet pjesë e shumicës. Pa Ligjin për Shtetësi nuk nodh që ASH të jetë pjesë e qeverisë”, deklaroi lideri i ASH-së, Ziad Sela.

Ai tha se janë me qindra qytetarë në ditë që shkruajnë në platformën e tyre të promovuar kohë më parë “Shtetësia.mk”, përmes së cilës opozita shqipëtare është zotuar se do ti ndihmojë ata shtetas pa shtetësi, ta marrin të njejtën me ndihmën e tyre juridike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments