Monday, May 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRreth 40 administratorë nuk u paraqitën për t’i marë vendimet e punës

Rreth 40 administratorë nuk u paraqitën për t’i marë vendimet e punës

Burime të gazetës Lajm nga Ministria për sistem politik dhe për marrëdhënie mes bashkësive kanë thënë se rreth 40 administratorë nuk janë paraqitur në këtë ministri për të pranuar vendimet e punës.

“Nga 1349 administratorë, vendimet i kanë marrë mbi 1300, kurse 37 ose 38 nuk janë paraqitur fare për të marë ato vendime. Në bazë të ligjit ‘lex specialis’ që përgatitëm për këtë rast, administratorët që nuk kanë ardhur t’i marin vendimet humbin të drejtën e vendit të punës”, theksuan këto burime për gazetën Lajm.

“Shumica prej këtyre që nuk erdhën të marin vendimet janë shqiptarë”, theksojnë ata.

Ndërkohë Rami Qerimi, nga kabineti i ministrit Grubi, deklaroi në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat se një pjesë e administratorëve kanë marë vendimet por kanë kërkuar kohë shtesë për tu përcaktuar nëse do të pranojnë vendet e punës ku janë sistemuar ose jo.

Ata tani do të dërgohen në Ministrinë për shoqëri informatike, ku brenda gjashtë muajve do t’u përcaktohet sistemimi përfundimtar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments