Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH-AAA: Boçvarski t’i jap fund krimit dhe kaosit urbanistik në Strugë nga...

ASH-AAA: Boçvarski t’i jap fund krimit dhe kaosit urbanistik në Strugë nga Ramiz Merko

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nëpërmjet një kumtese i bën thirrje ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski “që të mos nënçmojë inteligjencën e opinionit në përgjithësi dhe qytetarëve të Strugës në veçanti, por t’i jep fund krimit dhe kaosit urbanistik në Strugë”.

Sipas ASH-AAA, ministri Boçvarski, duke dashur të mjegullojë opinionin dhe t’i ikë përgjegjësisë lidhur me kërkesën e sektorit civil, vazhdoi me ping-pongun e kompetencave mes pushtetit qendror dhe atij lokal.

“Kujtojmë ministrin se ministria që ai drejton dhe Qeveria ku ai bën pjesë, në shumë raste madje edhe pa të drejtë, kur u është kujtuar ua kanë marrë kompetencat kryetarëve të komunave të drejtuar nga opozita shqiptare. Të njëjtën gjë, tani me shumë të drejtë mund ta bëjë edhe me Strugën për t’i dhënë fund kapadahillëkut të Ramiz Merkos dhe të shpëtojë qytetarët dhe statusin e Liqenit në UNESCO”.

“Ministri Boçvarski sot deklaroi se zgjedhjet lokale janë zgjidhje për diciplinimin e Merkos. Duam t’i kujtojmë atij se kur bëhet fjalë për interesa të LSDM-së dhe pazareve të tyre, ata që moti i kanë diciplinuar funksionarët e BDI-së. Kur jemi tek zgjedhjet, qytetarët e mbajnë mend mirë se si lideri i tij, Zoran Zaev shkoi deri në Strugë për ti dhënë mbështetje Merkos kundër opozitës shqiptare, ndërsa aktualisht LSDM është në koalicion me BDI-në në Këshillin komunal në Strugë ku mbështet dhe miraton çdo gjë që bën Merko dhe klani i tij”, thuhet në fund të njoftimit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments