Mobileri Kupa
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Arrestohen 7 persona në Qafethanë
Shqipëri, Slider

Arrestohen 7 persona në Qafethanë

Në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë, në kufirin Shqipëri-Maqedoni janë arrestuar shtatë persona të cilët kanë lejuar apo kontrabanduar mallra të blera në Maqedoninë e Veriut.

Janë arrestuar dy punonjës policie, dy doganierë dhe tre banorë të qytetit kufitar të Librazhdit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe kontrabandë. Pas marrjes së informacionit se mallrat lejohen të kalojnë nga pala maqedonase në atë shqiptare, duke iu shmangur detyrimeve doganore, hetimi i kryer që e ka vërtetuar këtë, njofton policia shqiptare.

Sipas të njëjtit burim, nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë në vendkalimin e lartpërmendur në bashkëpunim me doganierët dhe në këmbim të një shume më të madhe parash kanë favorizuar tre persona që të kalojnë mallin pa kryer procedurën e zhdoganimit.

June 22, 2022

Struga Ekspres