Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArrestime për zjarrvënie, dënim me burg deri në 8 vite!

Arrestime për zjarrvënie, dënim me burg deri në 8 vite!

Ministria e Brendshme gjatë tre ditëve të fundit privoi nga liria 3 persona të cilët dyshohen për zjarrvënie. Prej atje apelojnë të kihet kujdes, duke rikujtuar se në fuqi është ndalesa për lëvizje nëpër zonat pyjore. Në qoftë se nuk respektohet, do të vijojë dënim nga 1.500 deri në 2.000 euro, sqarojnë nga MPB. Por, në qoftë se dikush shkakton zjarr me apo pa dashje do të ballafaqohet me dënim me burg deri në 8 vite.

“Nga ana e zyrtarëve policorë të MPB-së në tre ditët e fundit janë privuar nga liria 3 persona të cilët dyshohen për zjarrvënie. Sot në mëngjes, rreth orës 6:15, në vendin e quajtur Dabnica, në rajonin e Prilepit afër përmendores, është privuar nga liria 34-vjeçari M.E nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka shkaktuar zjarr te vendi i quajtur Dabnica.

-MPB çdo ditë e ndjek situatën në terren dhe vepron me masa të përforcuara në çdo situatë. Në këtë rast do të doja të apeloja në emrin e MPB-së të respektohet ndalesa për lëvizje në zonat pyjore, qytetarët në mënyrë maksimale të përmbahen nga ndezja e mbeturinave, të mos hedhin cigare të ndezura dhe shishe qelqi dhe gjësende të tjera të cilat mund të shkaktojnë zjarr pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell”, deklaroi Suzana Pranjiq, zëdhënëse e MPB-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments