Sunday, April 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiArif Vinca nga Veleshta, atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, pedagogu, humanisti...

Arif Vinca nga Veleshta, atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, pedagogu, humanisti dhe ish i burgosur politik

Kujtojmë personalitetet strugane….

Nga Dr.prof Nebi Dervishi:

“DY FJALË PËR MIKUN E KOLEGUN – PROF ARIF VINCA, QË ISHTE SHOK…
Arif Vinca, atdhetar, veprimtar për çështjen kombëtare, pedagogë, humanist, ish i burgosur politik, një nga nismëtarët e lëvizjes politike shqiptare këtu në Trevat Lindore Shqiptare të partisë së parë politike të PPD-së, etj.
Njeriu vdes, por veprat nuk vdesin. Ato mbeten dëshmitë më të mira të jetës në kohë e hapsirë, me të cilat gjithmonë do ta rikthejmë kujtesën tonë ndaj emrave që i kontribuan kombit. E këtillë do të mbetet edhe vepra e Profesor Arif Vincës, profesor i gjuhës shqipe, atdhetar e pedagog që për shumë vite e sfidoi diktaturën moniste.
Ishte 21 tetor i vitit 2008. Në Strugë e më gjërë na erdhi kumti i zi: “Pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të rëndë, në Klinikën e Universitare në Zvicër ndërroi jetë Prof. Arif Vinca nga Veleshta e Strugës, pedagog, ish i burgosur politik dhe diferencuar nga sistemi monist, një nga nismëtarët e lëvizjes politike shqiptare që në vitet ’80 të shek. XX, i burgosur me ide patriotike e atdhetare, që u vu në ballë të proceseve demokratike, duke u bërë një ndër themeluesit e partisë së parë politike shqiptare në Maqedoni, në prill të 1990 – PPD-së….”

Jeta shpesh herë bën të sajën pa pyetur për dëshirat e njerëzve të shumtë, që do të donin ta kishin pranë edhe prof. Arif Vincën për shumë vite të tjera. Edhe ne miqtë, kolegët, shokët e familjarët nuk kemi ç‘të bëjmë tjetër veçse të shfletojmë kujtimet dhe njëkohësisht të shprehin respektin e thellë për shokun tonë që u largua para kohe, papritur, në një moshë akoma të re, kur kishte ende shumë për t’i dhënë kombit, vendit dhe familjes së tij.
Prof. Arif Vinca lindi në vitin 13.XII.1947 në Veleshtë të Strugës, ku edhe mbaroi shkollën fillore. Të mesmen e kreu në gjimnazin e Dibrës, ndërkaq studimet në Universitetin e Prishtinës, ku së bashku me autorin e këtij portreti kemi ndjekur studimet pasuniversitare në degën e Historisë kombëtare në vitet 1979-1981. Disa vite ka punuar profesor i gjuhës shqipe në disa vise të Kosovës dhe në gjimnazin e Strugës, ku me punën e tij arriti të bëhet pedagog i adhuruar nga nxënësit, kolegët dhe mjedisi strugan dhe më gjerë.
Në fjalën lamtumirëse të prof. Agim Vincës, botuar në mediumet e shkruara, në mes tjerash do të shkruhet: “… Në Strugë Arifi do të mbahet mend, në radhë të parë, si profesor shumëvjeçar i gjuhës shqipe në gjimnaz. I rreptë, i përpiktë dhe i përgatitur profesionalisht. Në vitin 1981, kur filloi “gjuetia e shtrigave” ndaj kuadrove shqiptare në Maqedoni, Arifin ( dhe katër profesorë të tjerë) i larguan ndër të parët nga gjimnazi. Nuk mund të ndodhte ndryshe me një profesor që nxënësit e tij i edukonte në frymën kombëtare dhe që profesionin e mësimdhënies nuk e konsideronte thjesht profesion, por mision… Por nuk e lanë me aq lugetërit shoveniste maqedonas (sllavë) dhe shërbëtorët e tyre shqiptarë. E arrestuan, e dënuan me tre vjet e gjysëm burg. Pandehnin se do ta thyenin, por ndodhi e kundërta. Në burgun famëkeq të Idrizovës, që fliste kryesisht shqip, Arifi u kalit edhe më shumë si intelektual e atdhetar. As pas daljes nga burgu nuk mori botën në sy si disa të tjerë, por ndenji aty, në vendlindje, halë në sy të udbashëve, spiunëve, servilëve, injorantëve e matrapazëve të të gjitha ngjyrave.
Në fillim të viteve nëntëdhjetë, pas rënies së sistemit komunist, Arifi ishte ndër të parët që u inkuadrua në lëvizjen politike shqiptare. Ishte ndër themeluesit e të parës parti opozitare shqiptare në Maqedoni, Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD-së), ku për disa vjet ishte në postin e nënkryetarit. Por, Arifi nuk ishte karrierist. Ai ishte idealist. Nga pak idhnak e inatçor nga natyra (veleshtar tipik), se nuk mund të pajtohej kurrsesi me ata që ishin turrur nëpër parti e shoqata jo për të shtyrë përara çështjen kombëtare, por për të përfituar për vete. E të tillë, fatkeqësisht, ishin dhe vazhdojnë të jenë të shumtë në mbarë hapsirën shqiptare dhe veçanërisht në Maqedoni, shumë më të shumtë se ne “iluzionistët”, që mendonin se kishte ardhur koha e sendërtimit të idealeve tona……”.
Për herë të fundit e kam takuar Arifin më 16 gusht 2008, një ditë të diel. Porsa mora lajmin se Arifi vuante nga një sëmundje e pashpresë, i vajta me familje për një vizitë. Zonja e shtëpisë, motra Senija, një nikoqire me traditë familjare e atdhetare na priti e na gostiti me tërë të mirat, ndërkaq me Arifin zhvilluam biseda nga më të ndryshmet për rrjedhat politike, arsimore, e në veçanti për ato kombëtare, megjithëse dukej se sëmundja ia kishte rënduar gjendjen shëndetësore. Bisedën e lamë përgjysmë, me shpresë se pasi të kthehej nga Zvicra do të vazhdonim. Por, ja që kjo nuk qe e shkruar….
Arifi ishte punëtor i papërtuar, nga të rallët në këtë kohë të “ralluar”. Ishte njeri me plot kuptimin e fjalës, pedagog i mirëfilltë dhe koleg i dashur nga të gjithë ne: Axhemi, Alirizai, Izeiri, Musai, Mendiu, Nebiu, ishte prind, mik, vëlla e shumëçka…
E pata shok… dhe jo vetëm unë. Nuk e besoj ta ketë parë të hidhëruar ose të mrrolur ndokush. Nxënësit, jo se jo, sepse ai të pushtonte me buzëqeshje, me optimizëm të papërshkruar, me elokuencën e komunikimit, me blic barcoletat që përdorte, si dhe me mjeshtëritë e mobilizimit që përdorte në orën e mësimit. Ai gjithmonë luftonte për nxënësit, për kushte më të mira në procesin edukativo-arsimor… dhe për këtë me të drejtë e donin dhe e respektonin.
Ishte nga ata bredhës që vazhdimisht kërkonte shtegun e duhur dhe për këtë nuk e fillonte ditën e sotme aty ku e kishte përfunduar të djeshmen, ashtu siç edhe perëndimi i diellit nuk na gjen aty ku na ka lënë lindja e tij.
Ishin shumë të shkurtra vitet e njohjes (1976-2008) në mes nesh, por edhe më të shkurtra fjalët.
Por, nëse zëri i tij është zhdukur për këtë kohë, nga veshët e kolegëve dhe ishnxënësve të tij, dhe nëse dashuria e tij humbet në kujtesë, ai përsëri kthehet.
Dhe është e vërtetë kjo që them. Kjo e vërtetë më shfaqet me zë më të çiltër dhe me fjalë të ngjajshme në kujtesën time, e besoj edhe në kujtesën e të tjerëve që e njohën prof. Arifin.
Unë personalisht mendoj se e njoha deri diku gëzimin dhe dhimbjen e tij, e njoha pagjumësinë e tij e ndërthurur me brenga si dhe ëndërrat e tij që ishin edhe ëndrrat e mia. Ai ishte si lumi që rrjedh dhe nuk e pi ujin e vet, ashtu si edhe pema që e bënë fryte e nuk i ha vetë… Ai jetoi e punoi për të tjerët, dhe frytet e punës së tij sot japin fryte të reja. Ai shkoi për të mbetur me ne përgjithmonë.
Mbase mund të më akuzoni për këtë që ia ngjis vitit 2008, vit që na mjeroi dhe përvëloi, por, kur qan zemra e burrit për shokun, kolegun dhe mikun, lotët s’mund të fshihen dhe s’mendoj se është turp dhe jo burrëri, se arsyet janë të shumta.
Si do t’ia bëjmë në vazhdim pa shokun, mikun, vëllanë, babanë, pedagogun e devotshëm për ish nxënësit e tij, burrin sypatrembur, intelektualin e pashembullt që sfidoi për shumë vite sistemin monist? Po meqë s’na mbetet gjë tjetër, do të ngushëllohemi me kujtimet e ëmbla që na i la prof. Arifi për të cilin derdhëm lot dhembjeje, por edhe krenarie së bashku, që e patëm këtu e katërmbëdhjetë vjet më parë, e më se kemi në mesin tonë.
I ndritë shpirti për jetë se ishte shok bujar, burrë dhe njeri i mirë që do të mbetet shembull dhe krenari familjare, patriotike, arsimore, shoqërore dhe intelektuale për ta pasur lakmi.
Sepse ai shkoi për të mbetur me në – përgjithmonë.
Lavdi jetës dhe veprës së Tij. Të qoftë dheu i lehtë i tokës mëmë o burrë!
Është ky ligj i amshueshëm i Zotit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments