Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArbër Ademi: BDI e mobilizuar për të shënuar suksesin e radhës

Arbër Ademi: BDI e mobilizuar për të shënuar suksesin e radhës


Shtabi Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim sot në konferencën për shtyp shpalosi aktivitetet për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet lokale në Dibër.

‘BDI po hyn e përgatitur në këtë fushatë në dy segmente, për zgjedhjet presidencial dhe lokale në Dibër. Si BDI jemi mobilizuar të gjithë bashkë, aktivist dhe kreu i partisë për të shënuar suksesin e radhës.

BDI është përcaktuar për konceptin pro NATO dhe BE si dhe pro presidentit konsensual.

Në këtë garë do të zhvillojmë fushatë moderne dhe interaktive. Rruga për në BE dhe NATO është vendosur dhe nuk mund të ndalet. Fushatën e filluam në Dibër dhe do ta përfundojmë në Dibër.’ ka theksuar mes tjerash Arbër Ademi.

Sipas tij,interes i jashtëzakonshëm i BDI-së është që kjo fushatë dhe këto zgjedhje, të kalojnë në atmosferë të qetë, korrekte, demokratike dhe festive, ashtu siç i ka hije një vendi evropian dhe që qytetarët tanë të kenë shansin të zgjedhin në mënyrën më të lirë të mundshme Presidentin e përbashkët.

“Aktivitetet tona gjatë ditëve në vijim do të përqendrohen në më tepër komuna, konkretisht do të hapen shtabet në Komunën e Sarajit, Butelit, Studeniçanit, si dhe në komuna të tjera, ku sigurisht do të kemi rastin të takohemi me qytetarë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të komunikojë në lidhje me kërkesat dhe nevojat e tyre.
Koncepti, ideja, vizioni i BDI-së gjithmonë është udhëhequr dhe udhëhiqet nga interesi më i mirë i qytetarëve, andaj edhe në këtë sfidë elektorale jemi të bindur, më shumë se kurrë, se qytetarët do të japin mbështetje maksimale.”, theksoi Ademi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments