Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeBotaPërveç Ankarasë, Erdogan e humb edhe Stambollin

Përveç Ankarasë, Erdogan e humb edhe Stambollin


Partia Republikane Popullore (CHP) në Turqi është duke e kryesuar garën për kryetar të bashkisë metropolitane të Stambollit përballë kandidatit të partisë në pushtet, AK Parti, ndërkohë që vazhdon procesi i ankesave, njoftoi autoriteti zgjedhor i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Aktualisht, Ekrem Imamoğlu, ka 4 milionë e 159 mijë e 650. Ndërsa Binali (Yıldırım) 4 milionë e 131 mijë e 761 vota të procesuara në sistem. Vazhdon procesi i ankesave”, tha Sadi Güven, kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor gjatë një prononcimi për media në kryeqytetin Ankara.

Ai theksoi se të martën deri në orët e pasdites do të mund të bëhen ankesat, ndërsa bordet e zgjedhjes së provincave do të kenë dy ditë kohë për të vendosur.

Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Stambollit, Güven deklaroi se deri më tani 31.186 kuti janë procesuar në sistem, ndërsa 84 kuti janë subjekt i ankesave.

Më herët ishte raportuar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AK, duket se janë përballur me pengesa në zgjedhjet lokale, meqë partia me të cilën gjendet në koalicion qeveritar, ka humbur zgjedhjet në kryeqytetin e këtij shteti, Ankara dhe me sa duhet edhe në Stamboll.

Transmetuesit në Turqi kanë thënë më 1 prill se kandidati opozitar nga Partia Popullore Republikane, Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, derisa Erdogan pritet të pranojë humbjen edhe në Stamboll.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!