Sunday, June 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArben Labënishti: BDI shqetësohet për pushtet e jo për euro-integrimin e vendit...

Arben Labënishti: BDI shqetësohet për pushtet e jo për euro-integrimin e vendit (VIDEO)

Sekretari për Politika Strategjike në Alternativa, Arben Labënishti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për zhvillimet që ndodhën në Kuvend, tha se në këtë rast është reflektuar një mungesë e disa vlerave që janë të domosdoshme për zhvillimin e shoqërisë. Ai ka kritikuar qasjen e disa portaleve dhe një pjese të politikës që këtë strategji që e përdori një deputet për ta bllokuar ndërrimin e pritur të Qeverisë ta quajnë shkathtësi.

Ndërkohë, Llabënishti ka deklaruar se Alternativa me katër deputetët e saj e ka bërë punën që e kërkonte momenti historik.

ARBEN LABËNISHTI, PARTIA ALTERNATIVA

“Alternativa me 4 deputetët e saj në mënyrë shumë serioze dhe të vendosur ishte në parlament për të bërë punën e saj që e kërkonte momenti historike dhe e bëri. Ndërkohë që nuk është Alternativa ajo e cila do të duhet për të kontrolluar deputetë apo individë të caktuar të cilët nuk janë pjesë e strukturës së saj politike. Ne kemi për detyrë të flasim këtu siç flasim sot, për realitetin e situtatës, për realitetin e gjërave, për konceptin dhe mishërimin që kanë individë dhe grupacione të tilla por nuk jemi ne ata me fjalë që në një situatë të tillë të marrim apo mund t’i largojmë për të dalë nga një situatë kaq e vështirë që ndodhet aty”

Llabënishti ka kritikuar tendencën e spektrit politik në pushtet që të vë fokusin në gjoja rëndësinë jetike për integrimin evro-atlantik të vendit dhe për shpikjen e afërsisë së partive opozitare me të ashtuquajturin ndikim rus në vend.

ARBEN LABËNISHTI, PARTIA ALTERNATIVA

“Partitë e caktuara politike, në mesin e tyre edhe BDI-ja, në momente të caktuara mund të luajë me këso argumentesh ndërkohë që interesat e tyre për të qenë pjesë e Qeverisë dhe për ta ruajtur pushtetin. Në veçanti Alternativa nuk mund të akuzohet për këtë lloj logjike që ka të bëjë me Rusinë dhe interesa ruse. Ne jemi parti me bindje politike të djathta, me nuanca të theksuara konservatore. Me parime shumë të qarta të interesave të shqiptarëve dhe interesave të shtetit” .

 

Arben Labënishti ka thënë se detyra e partisë së tij është që të flet me partnerët e opozitës për të gjetur rrugë dhe mundësi se si të vihet një qeverisje tjetër.

Llabënishti deklaroi se duhet gjetur një rrugë të përbashkët e cila do të zgjidhte hallet dhe shqetësimet të cilat janë të përbashkëta për një qeverisje më të mirë, më seriozë që do ta nxjerrnin vendin nga kriza politike. /SHENJA/

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments