Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAlsat: Banorët e Dollogozhdës nuk kanë ujë për pije, autoritetet premtojnë zgjidhje

Alsat: Banorët e Dollogozhdës nuk kanë ujë për pije, autoritetet premtojnë zgjidhje

Rreth 3 mijë banorë të një prej fshatrave më të mëdhenj të Strugës, Dollogozhdë, nuk kanë ujë të pijshëm rregullisht. Ujë, thonë se ka vetëm nga ora 6 e mëngjesit deri në ora 11 dhe nga ora 6 e mbrëmjes deri në orën 23:00. Më pas ujë nuk ka gjithë natën deri në mëngjes. Për shkak të këtij problemi 15-vjeçar, gjithnjë e më pak mërgimtarë vijnë në vendin e tyre të lindjes.

Probleme ka gjatë gjithë vitit, por më të theksuar janë nga maji deri në tetor.

Ndërmarrja publike në fshat njofton zgjidhje të shpejtë të problemit. Dollogozhda furnizohet me ujë nga një burim afër fshatit fqinj Xhepin.

Nga ndërmarrja publike bëjnë u apel banorëve që të paguajnë faturat e ujit dhe të mos e përdorin atë pa nevojë.

Miki Trajkovski

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments