Tuesday, May 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Veliu, humanisti shqiptar nga Maqedonia që ndihmon Lombardinë e Italisë (FOTO)

Ali Veliu, humanisti shqiptar nga Maqedonia që ndihmon Lombardinë e Italisë (FOTO)

Ali Veliu , humanisti që nuk din të ndalet
Në këtë kohë të pandemisë globale , kur jeta e shumë njerëzve rrezikohet çdo ditë e më shumë përpos stafit mjekësor , organizatave shëndetësore, rol të rëndësishëm luajnë edhe njerëzit human të cilët ndihmojnë me ushqime , veshëmbathje, mjete financiare dhe gjëra elementare jetësore.
Një ndihmë të veçantë , një kontribut të jashtëzakonshëm japin edhe njerëzit që dhurojnë gjak të cilët në këtë kohë krize epidemiologjike solidarizohen me të sëmuret të cilët kanë nevojë jetike për gjak dhe pllazëm gjaku.
Humanisti nga Pallatica e Tetovës Ali Veliu i cili jeton dhe vepron pikë risht në rajonin më të prekur nga Covid-19 të Lombardisë , Bergamo, respektivisht në Trescore Balneario nuk ka ndejtë duarkryq .Ka dhuruar pikërisht sot më 19.04.2020 gjak për të shpëtuar jetëra njerëzish.
Ali Veliu që nga viti 1989 jeton dhe punon në Itali , kurse që nga viti 1995 është anëtar i rregullt i shoqatës Italiane të dhuruesvë të gjakut AVIS.
Ka të regjistruara 94 donacione gjaku si dhe 24 pllazma gjaku. Laureat i disa çmimeve, mirë njohjeve dhe falëmenderimeve të shumta. Fitues i medaljeve të argjendit, arit dhe medalje ari me gur diamanti( rubi ni). Për çdo 25 dhënie gjaku pason një medalje dhe nuk është larg cifra 100 herë kur në duart e shqiptarit nga Maqedonia do të jetë edhe pllaketa e artë që do të thej edhe një rekord në këtë fushë të humanizmit.
Në bisedë telefonike z.Aliu i entuziazmuar deklaron :,, Edhe në këto ditë të vështira të sëmundjes Corona , dhënia e gjakut është obligim për ne sepse dëshirojmë të shpëtojmë jetë , veçanarisht pllazma e gjakut e cila nevojitet më së shumti për sëmundje të ndryshme, veçanarisht në repartin onkologjik ,, shprehet humanisti i cili porosit rininë , që të meren me sport, të jetojnë shëndetshëm , në ajër të pastër , pa duhan , pa alkool dhe të dhurojnë gjak.
Avni Osmani, Prill 2020


Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments