Wednesday, June 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni4 medalje dhe një trofe për boksierët e “Sindi”-t. Lis Koxhaxhiku “Boksieri...

4 medalje dhe një trofe për boksierët e “Sindi”-t. Lis Koxhaxhiku “Boksieri më i mirë i huaj”

4 medalje dhe një trofe për boksierët e “Sindi”-t. Lis Koxhaxhiku “Boksieri më i mirë i huaj”

•Gjatë fundjavës ne Prishtinë u mbajtë edicioni i 16-të i turneut ndërkombëtar “Lah Nimani” ku morën pjes disa shtete të ballkanit dhe evropës si Ukraina, Polonia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia, ku këtë të fundit e përfaqsuan 4 boksier te klubit strugan “Sindi”: Endri Hani, Lis Koxhaxhiku, Eri Hani dhe Edi Nasufi.
•Në kategorin deri 80kg, Endri Hani në gjysëm finale për kundërshtari kishte polakun Alan Figura ku ky i fundit një boksier me provoj të madhe në rangun evropian dhe botror, Hani filloj mir raundin e par por provoja e polakut e bëri të veten dhe fitues shpallet Alan Figura.
•Në karegorin deri 86kg Lis Koxhaxhiku kishte për kundërshtar bullgarin Stojan Petrov i cili është i rradhitur si boksieri i dytë në rangun evropian, por kjo sishte aspak problem per boksierin tonë pasi ishte dominues gjat 3 roundeve dhe me vendim unanim 5:0 fitues shpallet Koxhaxhiku.
•Eri Hani ne kategorinë 86kg gjithashtu kishte per kundërshtar boksiering nga perfaqsuesja e bullgarisë dhe fitues shpallet Hani ku dhe rrëmben medaljen e 3-të per klubin tonë.
•Në karegorinë super të rendë +92kg Edi Nasufi në gjysëm finale kishte boksierin nga perfaqsuesja e Shqipërisë Darjo Gjetaj ku e kishte të pamundur të vazhdoj raundin e tretë dhe keshtu qe fitues shpallet Nasufi me TKO, kurse në finale kishte boksierin nga përfaqusesja e Ukraines ku pësoj hupje dhe e lëshon ringun me medalje të argjend dhe e 4 për klubin strugan “Sindi”.
•Në ceremonin e ndarjes së çmimeve nga juria Lis Koxhaxhiku u zgjodh dhe merr trofeun si “Boksieri më i mir i huaj”. Trejnerët e reprezentacionit Fisnik Hani dhe Jasin Lama gjithashtu dhe stafi teknik i klubit janë mjaft të kënaqur me arritjet e boksierëve te rijnë ku të gjëth treguan një shpirt luftarak dhe që kanë një të ardhme të ndritshme në karrierën e tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments