Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: BDI keqpërdor institucionet për punësime dhe fushatë

Aleanca për Shqiptarët: BDI keqpërdor institucionet për punësime dhe fushatë

Praktika për punësime para zgjedhjeve është bërë zakon i partive politike, që shfrytëzojnë pushtetin deri në ditën e fundit për blerje votash.

Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj keqshfrytëzimit të fuqisë punëtore, dhe kërkojmë nga organet kompetente respektivisht, Komisioni Antikorrupsion të ndërmarrë masat konkrete për parandalimin e këtij fenomeni. Organet nuk duhet të qëndrojnë të heshtur në raste të tilla kur haptazi bëhet shkelje e ligjit.

Kjo praktikë dëmton zgjedhjet e lira dhe demokratike, e mbi të gjitha dëmton edhe vetë qytetarët të cilët bëhen lojë e pushtetit. Qytetarët nuk duhet të bien pre e punësimeve të tilla, dhe të shesin votën e tyre për një vend pune. Punësimi është e drejtë e tyre që askush nuk mund ta mohojë, prandaj i njëjti nuk guxon të jetë bazë për përcaktimin e tyre politik.

Aleanca për Shqiptarët do të mundohet që me gjithë fuqitë e saja të parandalojë një gjë të tillë, sepse populli është ai që duhet të mbajë në duar pushtetin dhe jo e kundërta. Pushteti nuk guxon të mbajë në grusht popullin.

Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments