Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKonkurs publik për financim të projekteve hulumtuese në shkollat fillore dhe të...

Konkurs publik për financim të projekteve hulumtuese në shkollat fillore dhe të mesme

Prej sot deri më 16 mars, shkollat fillore dhe të mesme do të mund të aplikojnë në thirrjen e tretë të Sfidës për hulumtues të rinj në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

Të pranueshme do të jenë projektet në fushën e shkencave natyrore dhe teknike që do të realizoheshin maksimum për gjashtë muaJ.Buxheti për këtë qëllim është gjashtë milionë denarë apo prej 100.00d eri 300.000 denarë për çdo projekt që do të mbështetet.

“Qëllimi i sfidës është përgatitja e zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohemi. Projektet më të mira do të shpërblehen. Për arsimtarët – mentorët që do të udhëheqin ekipet janë paraparë 30.000 denarë, ndërsa për nxënësit certifikata”, u tha sot në promovimin e këtij projekti.

Sipas FIZHT, përzgjedhja e projekteve do të bëhet me disa kritere ndërsa kyçe do të jetë origjinaliteti i idesë, cilësia e projektit dhe zbatimi i projektit.

Do të merret parasysh edhe përbërja e ekipit duke përfshirë këtu barazinë gjinore, moshën dhe përkatësinë etnike.

Fondi për Inovacione, ashtu siç u tha, në mënyrë të veçantë i inkurajon shkollat e mjediseve rurale dhe fëmijët me nevoja të veçanta të përfshihen në këtë sfidë.

Në dy sfidat e deritashme për hulumtues të rinj, FIZHT përkrahu 54 shkolla.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments