Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAleanca e Strugës :Pyesim Ramiz Merkon ne dorë të kujt e ka...

Aleanca e Strugës :Pyesim Ramiz Merkon ne dorë të kujt e ka lënë Komunën dhe hallet e qytetarëve?

Administrata e komunës së Strugës dita ditës po humb efikasitetin.
Edhe pse rritet numri i të punësuarve, shërbimi i administratës komunale të drejtuar nga Ramiz Merko po përkeqësohet.

Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Strugës kanë reaguar për mungesë të materialeve për punë. U dikutua për ridestinim të mjeteve financiare në Buxhetin e Komunës së Strugës, por askund nuk ishin të publikuara materialet për këtë pikë. Përveç kësaj, askush nga Sektori për Financa në administratën lokale nuk u paraqit për ta mbrojtur dhe për të dhënë sqarimet e duhura për këtë pikë të rendit të ditës.

Sipas logjikës së Ramiz Merkos, në qoftë se një i punësuar në Sektorin për Financa sëmuret, atëherë i gjithë sektori bëhet i padobishëm dhe paralizohet. Kjo u pa në seancën e sotme të Këshillit.
Administrata komunale nuk mund të funksionojë mirë derisa kryetari Ramiz Merko nuk paraqitet në punë dhe për më tepër, kur nuk është i aftë për të caktuar person në vend të sekretarit të pensionuar.

E pyesim Ramiz Merkon ne dorë të kujt e ka lënë Komunën e Strugës dhe hallet e qytetarëve?

Çfarë do ndodhë me administratën komunale në momentin kur “Sekretari i Pensionuar” i Komunës së Strugës do vendosë ta shfrytëzojë pensionin.

Aleanca për Shqiptarët-Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments