Friday, July 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAutostrada Tetovë-Gostivar pritet të përfundojë deri në 2028-tën

Autostrada Tetovë-Gostivar pritet të përfundojë deri në 2028-tën

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, paralajmëron përparim të shpejtë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Gjatë inspektimit të punimeve në një rrugë lokale në Tetovë, premtoi se vitin e ardhshëm do të jenë gati kilometrat e para të autostradës Tetovë-Gostivar, projekt, që sipas tij, pritet të përfundojë plotësisht deri në vitin 2028.

“Kemi ecuri të mirë nga ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar. Kjo është një autostradë që e filloi kjo qeveri. Janë zgjidhur të gjitha çështjet që lidhen me shpronësimin, ndërsa tani po zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me dislokimin e rrjeteve të ujësjellësit. Dhe nëse vazhdojmë me këtë dinamikë, që vitin e ardhshëm do të shohim kilometrat e parë të përfunduar, ndërsa deri në fund të vitit 2028 do të jetë tërësisht e përfunduar autostrada nga Tetova deri në Gostivar”, tha Aleksandar Nikolloski, ministër I Transportit

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!