Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaAksident tragjik: Humbin jetën dy shqiptarë në Itali (FOTO VIDEO)

Aksident tragjik: Humbin jetën dy shqiptarë në Itali (FOTO VIDEO)

Njē aksident i tmerrshëm tragjik iu ka marrë jetën dy emigrantëve shqiptarë, në autostradën A14, në dalje mes Bitonto dhe Molfetta.

Krahas tyre edhe një person tjetër mbeti i plagosur rëndë, si pasojë e përplasjes së dy makinave, të cilat ishin drejtuar për në Bari.

Viktimat janë dy shqiptarë, një burrë 56 vjeç dhe një e moshuar 82-vjeçare me banim në Emilia Romagna, të cilët udhëtonin me një ‘Renault Clio’.

Në rrethana që mbeten për tu sqaruar, makina e viktimave u përplas me një ‘Ford Kuga’ në të cilën drejtuesi i mjetit një 44-vjeçar, efektiv i policisë rrugore, mbeti i plagosur.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, autostrada mbeti e bllokuar për disa orë.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments