Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAksident i rëndë, 7 të lënduar

Aksident i rëndë, 7 të lënduar

Shtatë persona të lënduar dhe dëm material prej rreth 110 mijë denarë janë pasojat nga dy aksidentet rrugore që gjatë natës së kaluar kanë ndodhur në dy vende në rajonin e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Gjashtë bashkudhëtarë të lënduar ka në aksidentin e dy automjeteve motorike, që sot në mëngjes rreth orës 05:30 minuta ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Vidoe Smilevski-Bato” dhe “29 Nëntori” në Tetovë. Në incident kanë marrë pjesë “Shevrolet matiz” me targa gjermane të drejtuar nga E.K. (31) nga Gostivari dhe “Hjundai” me targa të Tetovës, që e ka drejtuar B.Z, (40) nga Tetova.

“Në aksident tre bashkudhëtarët nga ‘Hjundai’ të moshës 11, 16 dhe 50 dhe po aq bashkudhëtarë nga ‘Shevroleti’, të moshës prej 15, 26 dhe 31 kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe me automjet tjetër janë transferuar në Spitalin klinik të Tetovës. Pas ndihmës së dhënë të gjithë janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Sipas njohurive të para nga ekspertiza, arsyeja për aksidentin është shpejtësia e papërshtatshme, ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 80 mijë denarë”, tha Josifovski.

Aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, pasi A.A. (22) nga Gajre e kishte humbur kontrollin ndaj automjetit “Golf” me targa të Tetovës, pas çka automjeti kishte dalë nga korsia. Me këtë rast ajo dhe bashkudhëtari N.R.(77), gjithashtu nga Gajre, kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, prej ku pas ndihmës së dhënë mjekësore janë lëshuar në shtëpi. Sipas të dhënave të policisë nga ekspertiza në vendin e ngjarjes, arsyeja për aksidentin ishte shpejtësia e papërshtatshme, ndërsa dëmi material vlerësohet në 30 mijë denarë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments