/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Opinion, Slider

A PO PRITEN KONFLIKTE TË REJA NË BALLKAN !?

Savash Veliu

S’kakomb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë se kombi Shqiptar“, thotë Bajroni

Loja gjeopolitike në botë po ndryshonë me një dinamikë të paparë e të papërsëritur deri tani. Ballkani edhe kësaj radhe duket se është poligoni ku bëhet testi i parë i lojës së re gjeopolitike në botë, pra ai sërish po bëhet vendi ku do të maten forcat e aktorëve globalë.

Zakonisht konfliktet e përgatitura në percjellje ndodhin që konflikti të tërhjek vemendje nga ndonje konflikt tjetër.

Spekulohet se, trazirat e sotëm nëKosovë e përcjellur me golgotën e shpërnguljeve tëorganizuara masive të kosovarëve dhe ky konflikt i bazuar mbi bombat mes pozitës dhe opozitës në sllavo-maqedoni, janë një prej tyre që do të shërbej si paravan që në Ukrainë të zbehej dhe planet e Kremlinit në atë vend të ecnin ngadalë e në mënyrë të sigurt. Thuhet se kinse Moska kërkoi ndihmën e Nikolla Gruevskit, që kryeministri i sllavo-maqedonisë të radikalozonte dhunën ndaj shqiptarëve me qëllim që të lindë një konflikt i ri i përmasave europiane në Ballkanin Perëndimor. Në këtë rast Putini do të ishte i lirë të lante hesapet me Ukrainën Lindore e ndoshta edhe me Moldavinë kryeneçe, gjithnjë në emër të filozofisë raciste “Aty ku ka rusë, është tokë ruse”.

Rolin e ndihmësit të presidentit rus, Vladimir Putin, deri tani e kishin marrë historikisht sërbët si masha e Rusisëdhe Anglisë po me tënjëjtin paroll si atëherë edhe sot të mbështetur në “nazizmin serb” Pan-Ortodokse Ballkanase që kah moti është dëshmuar si “anti evropiane”, gjegjësisht anti Gjermane, vazhdës së cilit do t’i bashkangjiten edhe aktorët tjerë si grekët, bullgarët e tjerë për t’u arritur “plani i skicuar” sipas patronëve të mëdha!

Politika sërbe, gjithnjë në dobi të interesave të saj kombëtare destabilizon gjithnjë rajonin me Bosnjë-Hercegovinën dhe veriun e Kosovës, por herë – herë edhe sllavo-maqedoninë edhe Shqipërin.

Historikisht dihet se prezenca e Rusisë në Ballkan është ruajtur nëpërmjet konflikteve. Prandaj ajo e kërkon me ngulm këtë shërbim, sidomos në këto kohë të marshit të saj në Krime dhe në territoret e tjera të Ukrainës Lindore. Por këtë shërbim nuk e kërkon vetëm Rusia, por edhe “tre fuqitë e mëdha fantazme” të cilët i’a kanë ngulitur sytë Ballkanit Perëndimor ..?!

Prandaj Merkel e cila e sheh rezikun e ikjes nga dora e fatit të BE-së, do të porosit Serbinë t’ia kthej shpinën Rusisë duke e kthyer timonin e saj drejt Brukselit, sepse nuk është i mundshëm roli ndërmjetësues i Serbisë ndërmjet BE-së dhe Rusisë !

Poashtu Merkel porositi Alexis Siprasin si udhëheqës i Syriza-s me një frym të kësaj lëvizje mesdhetare me një politik majtas në Europë për ndryshimin e kursit të aleancës së saj politike që pritet gjithashtu me Rusinë.

Atëherë a thua rastësisht po vijnë në pushtetet e Evropës Jug-Lindore partitë me fymime majtiste dhe besimeve ortodokse ..!?

Kjo do të ndodh edhe vitin e kaluar me Socialistët e Edvin Ramës ortodokse në Shqipëri !?

Atëherë është e arsyes të pyesim; “Sa është e vërtetë se kjo që po ndodh mund të ndodh pa dijen dhe lejen e NATO-së, e cila ështëprezente (stacionuar) në Ballkan e Mesdheun?!

Fuqitë e mëdha me pretendime globale dhanë sinjale se janë të interesuara të përçojnë mesazh se në Ballkan po vjen koha për ripozicionime globale në lojën e “Projektit të Madh për Lindjen e Mesme”, ku secili është në garë për të zënë vendin më strategjik të saj në ridizajnimin e kufijve në Mesdheun e trazuar.

Edhe në Sllavo-Maqedoni po aktivizohen trazira brenda politike të përcjellura me skandale dhe afera që trondisin opinionin e saj politik!

Poashtu thuhet se; Nikolla Gruevski është shfaqur si aleati dhe shërbëtori kryesor i Putinit dhe politikës së tij pan-sllaviste në Europën Jug-Lindore. Gruevski, që me ardhjen e tij në pushtet projektoi thellimin e konfliktit me shqiptarët. Ai hoqi dorë nga zbatimi i “Marrëveshjes së Ohrit” të sponsorizuar nga NATO, Bashkimi Europian dhe SHBA-të.

Por, dihet se; Që nga pavarësimi i Sllavo-Maqedonisë, Pushteti sllavo- maqedonasë, vazhdimisht ushqeu ndjenjën e urrejtjes së pandërprerë dhe tëprogramuar kundër shqiptarëve. Sot ajo arriti të ngrit mitet historike të rrejshme të përcjellura me radikalizimin e nacio-fetarizmit krishtero-ortodokse duke mbjellur kryqe në të katër anët e sllavo-maqedonisë, me dukje tëimazhit tëOrtodoksizmit që ngulfasin dhe provokojnëlirinë e popujve tëkonfesioneve tjera fetare, ndërkohë realizoi e thelloi përçarjen e shqiptarëve brendashqiptare, ku u vu hapur terrori shtetëror mbi shqiptarët.

Nëse si rrjedhoj do të shikojme lëvizjet dhe veprimet të dialektikës politiko-ekonomike që nga pavarësimi i sllavo-maqedonisë si dhe pran pranisë së saj, qart do të vërehen disa Projekte grandiose tëndertuara, siç janë ato në Kosovë Baza Ushtarake e “Bondstilit”, “Ambasada Amerikane” e Shkupit, më e madhja nëBallkan dhe si kunor e tyre është vet Nikolla Gruevski me “Shkupin Antike 2014”, projekte këta që nuk i gjasojn assesi Moskës, por stilit Perëndimor “Greko-Romak”, përse?!

Këtu fshehet edhe sekreti i madh dhe strategjik po edhe e heshtur e Ballkanit që vlon brenda kësaj lojegrandiose tëri-dizajnimit tëkufijve tëtij. Në këta shtete të Ballkanit Perendimor, sipas “Tre Fuqive të Mëdha” po priten tani copëtime tëreja të kufijve politike, nga të cilët do tëduhet tëlindin dy “Shtete të Mëdhaja”, ndërkohë duke u sfiduar njështet i tërë antik.. !?

Janë këto projekte që po mbështeten dhe finansohen me bekimin e “Tre Fuqive tëMedhaja Fantazme” ose Departmentit (George SOROS etj).

Thuhet se “Atu ku shkel këmba e Sorosit, bereqet në të më nuk ka!

Atëherë, kjo le që të dyshohet se Perëndimi me të gjitha këto akreditime politiko-ushtarake, si Brenda ashtu edhe jashta Ballkanit nuk është në gjendje të kontrolloj ndikimin Rusë në rajon !? Apo ndoshta pas saj fshehet një “Marrëveshje mes dy Rivalëve” tëparaparë me “Rendin e Ri Botëror” ?!

Këtu poashtu do të duhet të shohim se si epilog të saj me këta trazira të “Puc  Bombave” në slavo-Maqedoni dhe në vazhdën e saj, kreun e saj politik të pushtetit a do ta paraprij ende Kryeministri Gruevski apo Zaevi social-demokrat (serish majtiste)”,që do tëduhet finalizuar si projekt i madh me eskalime apo me ndonjë konflikt me përmasa të kontrolluara… Ku mund sërish populli shqiptar ta paguaj më shtrenjtë se te tjerët. Këtë koha do ta dëshmoj !!?

“Nëse tek partitë dhe liderët tanë politik në ndërgjejgjen e tyre nuk  do t’u punojnë Elementet “Komb dhe Fe”, për t’u zhvilluar dhe përparuar karakteri i ngritjes së moralit në ata si ai personal ashtu edhe ai kolektiv, atëherë rrezikojnë që të bëhen personalitet potencial për t’u korruptuar, hajdut, maskara dhe tradhëtar të atdheut dhe të kombit!

February 14, 2015

error: Content is protected !!
Struga Ekspres