Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriJa si u grabit banka

Ja si u grabit banka

Ora shënon 12 e 45 minuta kur një punonjës i bankës pranë Stacionit të Trenit, i shoqëruar nga dy roje të sigurisë, del nga ambientet e pasme me dy thasë më para. Sapo kalojnë në korridorin e ngushtë që i nxjerr në sheshin para bankës, ata sulmohen nga 3 persona të armatosur dhe me çanta mbi shpinë.

Pamjet tregojnë sesi grabitësit turren me vrap drejt personelit që transporton thasët me para, duke goditur fizikisht një punonjës sigurie të bankës, i cili përpiqet t’i pengojë.

Përplasja në sheshin ku ndodhej makina që do të transportonte paratë është regjistruar nga një tjetër kamerë sigurie që është me një orë diferencë nga kamera që ndodhej në ambientet e pasme.

Ora shënon 13 e 43 minuta kur grabitësit hapin zjarr në ajër duke u sulur mbi punonjësin e bankës që mbante paratë.  Dy nga rojet e sigurisë që e shoqëronin atë tentojnë të largohen menjëherë sapo dëgjojnë të shtënat.

Grabitësit arrijnë të neutralizojnë personin që mbante thasët me para dhe një prej rojeve të sigurisë. Pasi marrin në dorë thasët ku ndodheshin 10 milionë lekë, ata largohen bashkë me një prej rojeve të sigurisë. Gjithë skena ndodhi brenda 1 minute.

Patrullat e policisë që u vunë në ndjekje të tyre gjetën mjetin e braktisur të grabitësve  tek shinat e trenit në Paskuqan. Një grup hetimor po punon për gjetjen e provave, ndërsa po ekzaminohen edhe kamerat e sigurisë së bankës dhe disa bizneseve, ndërsa janë marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë okularë./VIDEO

Tv Klan

http://www.youtube.com/watch?v=uUrUTZMA5Ck#t=69

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments