Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiA keni probleme me mbipeshën dhe jeni të lodhur nga dietat? Ja...

A keni probleme me mbipeshën dhe jeni të lodhur nga dietat? Ja ku e keni zgjidhjen

A keni probleme me mbipeshën dhe peshën morbide? A jeni te lodhur nga dietat e mundimshme me vite te gjata dhe te paefektshme ne humbjen e peshes? Zgjidhja tanimë gjendet pranë jush,në spitalin Amerikan ne Prishtine, aty ku ofrohen sherbimet per trajtimin mjekësor te mbipeshes patologjike me teknologji moderne laparoskopike mini-inazive.

Definicioni i mbipeshës dhe obesiteti

Sikur mbipesha dhe obesiteti të ishin vetëm probleme estetike kjo do të ishte më pak shqetësuese. Por obesiteti është një problem serioz shëndetësor dhe si pasoje ka rritjen e rrezikut nga sëmundje të ndryshme.
Obesiteti është përgjegjës për mbi 1 milion vdekje dhe 12 milion të sëmurësh në Europe.

Kur për një person thuhet qe ka mbipeshe zakonisht i referohemi një peshë të tepërt te përbëre nga indi muskulor, kockat dhe indi dhjamor, ndërsa si OBEZ i referohemi situatës kur personi ka peshë te tepërt kryesisht nga indi dhjamor. Një person konsiderohet OBEZ kur pesha e tij kalon 20% e me shumë të peshës normale.
Indeksi i masës trupore (BMI) është mënyra më e mirë për matjen e prevalencës së obesitetit në një popullate por përdoret edhe tek rastet individuale. Nuk duhet ndonjë aparaturë e specializuar, dhe mund të shfrytëzohet për të krahasuar të dhënat për obesitetin në mes grupeve, etnive dhe shteteve të ndryshme.
Tek të rriturit egzistojnë vlerat statike të BMI dhe për shumicën e njerëzve korrespondojnë mjaft mirë me nivelin e indit dhjamor, por pasi që nuk përcakton lokalizimin e dhjamit në trup në shumë raste kombinohet me matjen e perimetrit të barkut (indit dhjamor rreth barkut) dhe na jep më shumë informata nëse personi është në rrezik nga paraqitja e sëmundjeve që vijnë si pasojë e obesitetit.

Ne trajtimin Laparoskopik Mini Invazive te Mbipeshes Morbide kirurget me ne krye mjekun Doc. Dr. Sabri Tmava MD PhD ne Spitalin Amerikan ne Prishtine aplikojne procedure e GASTRIC SLEEVE apo largimin e pjeses se madhe te stomakut duke modeluar nje stomak me pamje dhe forme te bananes ose “ SLEEVE”.

Kjo eshte procedura me e përhapur dhe me efektive ne humbjen e peshës dhe kthimin e pacientit ne peshë normale. Me 1-2/10 e stomakut te mbetur ju do te ndiheni te ngopur me sasi te vogël te ushqimit në krahasim me periudhen para operacionit. Ju do te keni kufuzim te masës ushqimore që futet ne organizëm dhe kështu do te filloni të humbni peshe gradualisht ne menyre te sigurte pa pasur nevoje te përdorni dieta strikte dhe te mundimshme!

Procedura e Gatsric Sleeve
Pacientët qe janë kandidatë per Gastric Sleeve i nënshtrohen përgatitjes protokoloare preoperative , ku ekipi qe trajton këtë patologji përbëhet nga specialiste te fushave te ndryshme: kirurgu, anestezisti, gastroenterologu , endokrinologu, nutricionisti etj.
Pasi te bëhet evaluimi I plote dhe përgatitje e pacientit në aspektin klinik,pergatitet plani operativ.
Me anë te rrugëve laparoskopike duke aplikuar vendosjen e disa portave apo hyrjeve me madhesi rreth 0.5 dhe 1.0 cm vendosen pajisjet speciale të cilat mundësojne që të përgatitet stomaku dhe te bëhet gati per largimin e pjeses me te madhe te tij. E tere procedura operative kryhet me anë të një kamere speciale e cila futet brenda hapësires së barkut dhe përmes video monitoreve kryhet me saktësi dhe me lehtesi . Prerja dhe qepja e stomakut realizohet me ane te pajisjeve speciale qe quhen STAPLER endokirurgjikal,të cilët mundesojnë prerjen dhe qepjen e njëkohsme te stomakut te prerë. Gjate heqjes së masës më të madhe te stomakut përmes vrimes se portës largohet edhe pjesa ku prodhohet hormoni qe stimulon oreksin. Kjo automatikisht do të mundësojë uljen e nevojës per marrjen e ushqimit.

Vendosja e portave hyrese gjate GASTRIC SLEEVE 
Pacienti qëndron disa ditë në spital derisa të vendoset funksionimi i plote i organeve te sistemit të trejtjes.

Humbja e peshës pas operacionit për GASTRIC SLEEVE
Përparesite e GASTRIC SLEEVE në karahasim me procedurat tjera eshte evident: procedura nuk shkakton crregullime metabolike, është procedurë që shkakton humbjen e përhershme të mbipeshes dhe ne duar te eksperteve eshte procediure e sigurtë dhe lehte e aplikueshme!

Për më shumë informacion kontaktoni në facebook ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!