Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiE thotë shkenca: Jepjani fëmijës një instrument muzikor dhe largojani celularët dhe...

E thotë shkenca: Jepjani fëmijës një instrument muzikor dhe largojani celularët dhe lojërat elektronike

Terapia me muzikë ndihmon në rritjen e disponimit dhe shpejtimin e periudhës së rikuperimit.

Veç kësaj, mësimet e muzikës e shpejtojnë fazën e rikuperimit edhe te njerëzit që kanë pësuar sulm në tru, por muzika e përmirëson edhe perceptimin e informacioneve te fëmijët me disleksi

Ka dëshmi që kurset e muzikës gjatë fëmijërisë i mbrojnë njerëzit nga zhvillimi i demencës në të ardhmen.

Muzika e përmirëson koordinimin

Gjatë kohës kur luani një instrument muzikor, truri i përkthen notat që i sheh në lëvizje të duarve. Koordinimi i leximit të muzikës dhe procesi i riprodhimit të vet e shpejton reagimin e trurit dhe e përmirëson funksionin kognitiv.

Muzika e përmirëson dëgjimin

Mësimi i muzikës ndihmon në izolimin e zërave individualë. Kjo është arsyeja se përse muzikantët kanë dëgjim aq të mahnitshëm. Shkencëtarët thonë se muzikantët e kanë shumë të lehtë t’i identifikojnë zërat e caktuar në një ambient të zhurmshëm.

Muzika e mprehë funksionin e trurit

Luajtja e një instrumenti është ushtrim i vërtetë i trurit. Muzikantët rrallëherë kanë probleme me memorie. Fakti është se muzika ndihmon në përmirësimin e performancës mendore. Muzika gjithashtu e zvogëlon progresin e sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!