Monday, December 5, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeShqipëriA i ka bërë Rama llogaritë mirë?

A i ka bërë Rama llogaritë mirë?

Për Fatos Lubonjën, vendimi i largimit të deputetit Tom Doshi dhe të tjerëve nga postet e Partisë Socialiste dhe të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, është vetëm një vazhdim i lojës për pushtet në një kontekst të ri, edhe më të ndërlikuar, ku hallet e vendit shërbejnë vetëm si një pretekst për luftë.

“Lojtari i parë në këtë luftë është Edi Rama cili një vit e gjysmë pasi ka marrë pushtetin ka vendosur të bëjë një hap të ri përpara në konsolidimin e pushteti të tij. Ndryshe nga Sali Berisha që pushtetin e tij absolut mbi PD e ka marrë që në krye të herës kur është krijuar partia, Rama ka ende disa probleme me faktin se pushtetin e ka marrë duke u anëtarësuar vonë në PS. Pra Edi Ramës, për të ecur në rrugën e tij drejt konsolidimit të pushtetit në PS, i duhet të heqë qafe disa mbeturina kokëforta të Partisë Socialiste. Dhe për mendimin tim këtë punë thuajse e ka mbaruar”, ka shkruar Lubonja.

Ai shtron pyetjen se si do të përfundoj kjo lojë të fortësh.

“A i ka bërë Rama llogaritë mirë apo e ka mbivlerësuar pushtetin e tij? A ka fuqi Tom Doshi me shokë ta rrëzojnë Ramën apo do të ulin kokën e do të kënaqen me atë çka u mbetet të hanë? Apo do të përjashtohen e do të kalojë tek opozita – gjë që s’është çudi me çfarë kemi parë deri më sot? A ka rrezik që kjo luftë të fortësh të destabilizojë vendin? Janë pyetje që mbeten të hapura dhe që për mendimin tim mbeten të hapura edhe për një variabël tjetër të rëndësishëm të ekuacionit të ri politik: kriza ekonomike dhe ndjenja e pasigurisë që ka pllakosur vendin, që, sikurse dihet, tek ne favorizon pikërisht të pasurit, të fortët dhe krimin, por edhe e ashpërson luftën midis tyre”, përfundon Lubonja.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments