Anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqirja Ibrahimi i ka shkruar një letër publike Lëvizjes BESA.
“Partia që prezantohet me emrin Besa, të cilën e kam themeluar unë me disa miq të mi si ideal i joni jetësor, pasi është vjedhur nga ne me ndihmën e Krieplakit, sot e dy vite nëpërmjet koalicionit e mban në pushtet BDI-në në dy komunat shqiptare: Tetovë dhe Çair.
Partia që e patëm bërë ne ishte projektuar që ta largojë nga pushteti BDI-në e dëmshme dhe zullumqare e jo t’ia bëjë numrat që ajo ta vazhdojë hajninë dhe shpërnguljen e shqiptarëve.
Andaj, nëse këta që i kanë vulat e partisë që e bëmë ne dëshirojnë të jenë në koalicion “trepalësh” kundër BDI-së, së pari le të distancohet nga shumica që ia bëjnë BDI-së në Çair dhe në Tetovë e pastaj e shqyrtojmë kërkesën e tyre. Le ta bëjë këtë deri të hënën!”, shkruan Ibrahimi.