Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKëto ushqime duhet t'i shmangni pas të 40-ave për shëndetin tuaj

Këto ushqime duhet t’i shmangni pas të 40-ave për shëndetin tuaj


Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grupmoshë, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti. Njerëzit e moshës 35-55 vjeç që kanë nivele mesatarisht të larta të kolesterolit përballen me një rrezik të rritur të sëmundjeve të zemrës që arrin deri në 39 përqind. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që duhen shmangur pas këtij pragu të rëndësishëm të moshës së njeriut.

Mishrat e përpunuar

Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e suemundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës. Këtu përfshihen: salçicet, proshutat dhe sallamet.

Alkooli

Konsumi i lartë i alkolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi. Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.

Pijet e gazuara

Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën. Pirja e një kanaçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër më 20 %.

Të Skuqurat

Ushqimet e skuqura rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.

Drithërat jo të plotë

Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm. Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.

Ëmbëlsirat e gatshme

Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive. Duke pasur në konsideratë listën e mësipërme, njeriu mund të arrijë të ketë një jetë më të shëndetshme pas të dyzetave. Duke e kombinuar edhe me aktivitetin fizik, cilësia e jetës në këtë moshë përmirësohet ndjeshëm./AgroWeb.org

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!