Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderLajm i mirë për beqarët: Facebook do t’ju ndihmojë me këto të...

Lajm i mirë për beqarët: Facebook do t’ju ndihmojë me këto të reja

Facebook vjen me një risi që për shumë njerëz mund të jetë “shpëtim”.

Rrjeti i famshëm social ka menduar edhe për beqarët duke shtuar “Facebook Dating”. Së fundmi kompania na ka njohur me këtë risi, e cila lejon çdo përdorues Facebook-u, mbi 18 vjeç, të krijojë një profil takimesh, të ndarë nga profili kryesor. Po, hallat dhe tezet s’mund t’ju shohin nga llogaria kryesore e FB.

Ky opsion ofrohet falas nga Facebook dhe mund t’i bashkohet kushdo. Opsioni gjendet në menunë kryesore (aty ku ndodhen grupet, eventet etj.) dhe përdoret njësoj si aplikacionet e tjera të takimeve. Pasi keni bërë ‘log in’ algoritmi do t’ju sugjerojë njerëz të përzgjedhur sipas preferencave, interesave, vendndodhjes dhe miqve të përbashkët.

Të dukshëm do të jenë vetëm emri (jo mbiemri) dhe mosha që do të merren nga Facebook-u juaj kryesor. Infromacionet e tjera që do të dëshironi t’i shtoni, i zgjidhni vetë. Nëse dikush ju intereson dhe dëshironi të krijoni kontakt me të, atëherë mund të komentoni direkt në profilin e tij ose të shtypin butonin “Like” në mënyrë që t’ia bëni të ditur personit tjetër. Nëse dikush nuk ju pëlqen, atëherë mund të shtypni butonin “X” dhe të kaloni te personi tjetër.

Nëse jeni të shqetësuar se do t’ju dalë para vëllai, kushëriri apo ndonjë shok i Facebook, qetësohuni. Facebook Dating ju shfaq vetëm shokët e shokëve dhe jo shokët tuaj. Po ashtu nëse ndesheni me “fiksimin” tuaj sekret, atë mund ta shtoni në listën “Secret Crush”, që është një vend special dhe privat ku mund të vendosni njerëz që ju interesojnë, por që nuk dëshironi që ata të njoftohen për këtë gjë. Nëse edhe ata do t’ju shtojnë në këtë listë, atëherë Facebook do t’ju njoftojë të dyve. Pjesa tjetër kuptohet që do të jetë një histori romantike.

Paçi fat me Facebook Dating!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!