Ndërmarrja publike „Maqedonia Pat“ njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por në rrugë të lagështa.
Ekipet janë mobilizuar plotësisht dhe po punojnë vazhdimisht në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, veçanërisht në qafat malore.
Autoritetet u bëjnë apel shoferëve të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor.
Gjithashtu, rikujtohet detyrimi për pajisje dimërore në automjete.














