Krusheva kryeson me sasinë më të madhe të borës së regjistruar, ku trashësia e shtresës ka arritur në 27 centimetra. Në Tetovë, ndërkohë, janë regjistruar 10 centimetra borë. Reshjet e borës pritet të mos ndalen dhe të vazhdojnë edhe në orët e ardhshme.
Paralajmërimet meteorologjike bëjnë të ditur se në fillim të javës së ardhshme vendi do të përfshihet nga një valë e fuqishme e të ftohtit, ndërsa temperaturat në disa rajone pritet të bien deri në -18 gradë Celsius.














