Monday, May 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickovski: Të arrestohet Katica Janeva

Mickovski: Të arrestohet Katica Janeva


Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski ka akuzuar drejtpërdrejt kryeprokuroren speciale Katica Janeva si koka e rrjetit në rastin “Zhvatja”, që sipas tij mbështetjen më të madhe e ka marë nga krerët e Qeverisë. Lideri i partisë më të madhe opozitare kërkoi arrestimin e Katica Janevës dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë skandal.
“Prokuroria Speciale Publike e kompromituar është punë e kryer, ndërsa hapi i parë, menjëherë duhet të jetë paraburgim për Katica Janevën dhe të tjerët të përzier në këtë oktopod kriminal. Janë plotësuar të gjitha kushtet për një masë të këtillë, mundësi për përsëritje të veprës sepse Katica Janeva edhe sot është njeriu i parë i kësaj prokurorie të korruptuar. Ekziston mundësia për ikje dhe për ndikim mbi dëshmitar. Gjithçka tjetër është alibi e zbehtë dhe e dobët. PSP- e këtillë e kompromituar është pasojë e pushtetit të koruptuar der në fyt, dhe nëse dikush ka dilema përse nuk morëm datë për hapjen e bisedimeve me BE-në këtë verë ja përgjigja, sepse kemi oktopod kriminal që udhëheq me shtetin dhe tregton me drejtësinë”, theksoi Mickoski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments