Lidhja social-demokrate ka vendosur që të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse kryeministri Zoran Zaev kishte paralajmëruar një mundësi të tillë, nëse nuk do të merret këtë verë data për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pas mbledhjes së Këshillit Qëndror të LSDM-së, Zaev tha se zgjedhjet nuk sjellin gjë tjetër po radikalizimit, nacionalizimit dhe ndarjes në shoqëri. Ai tha se është vendosur për riformatim të qeverisë, por jo më shumë se të tetë ministrive. Zaev njoftoi për ndryshimin edhe së paku të 20 drejtorëve. Ndryshimet tha do të bëhen deri në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm.
LSDM-ja në mbledhjen e këshillit Qendror ka zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, ndërsa nënkryetarët e partisë do të zgjidhjen në një nga mbledhjet e ardhshme të organeve partiake
E kam për obligim të njoftoj opinionin se pse koncepti I pare për riformatimin e qeverisë hapi mundësi plotësuese për zgjedhje dhe kthimin e mandatit. Kjo me qëllim që të dërgojmë mesazhin tek vendet anëtare të BE-së se nuk do të lejojmë edhe njëherë të kthehet nacionalizmi, radikalizmi dhe populizmi në shtet. Që të ndahet sërish shoqëria dhe të konfrontohet me të gjithë fqinjët. Kështu që qëllimin e kemi arritur dhe vazhdojmë me riformatimin e qeverisë dhe jo më shumë se të tetë ministrive, apo më pak se një të tretës, pasi sikur të kishte më shumë se kjo atëherë duhet të shkojnë në zgjedhjen e tërë qeverisë, pra shkojmë në ndryshimin e jo më shumë se tetë ministrive. Unë besoj se deri në fund të javës do të mund t’i kumtojë emrat të rinj, edhe të atyre të largohen, që në fillim të javën tjetër Kuvendi të mund të hap debatin dhe të sjell vendimin. Paralelisht me vendimin për ministrat e rinj dhe të zëvendësve pasojnë edhe vendimet për shkarkimin e më së paku 20 drejtëve të institucioneve publike”, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev.