Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNë protestën antislamike në Norvegji hidhet Kurani në tokë, shqiptari reagon fuqishëm...

Në protestën antislamike në Norvegji hidhet Kurani në tokë, shqiptari reagon fuqishëm (VIDEO)

Udhëheqësja e grupit të djathtë ekstrem “Stop Islamizimit të Norvegjisë” (Stop Islamisation of Norway-SION)”, Anna Braten zhvilloi një protestë për ndalimin e Islamit në Norvegji dhe ofendoi muslimanët duke hedhur Kur’anin në tokë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi i djathtë ekstrem SION zhvilloi një protestë në rajonin Drammen ku jetojnë intensivisht muslimanët, që ndodhet rreth 45 kilometra nga kryeqytetin i Norvegjisë, Oslo. Grupi në fjalë ka kërkuar ndalimin e Islamit në Norvegji ndërsa udhëheqësja e grupit, Braten gjatë një fjalimi ka mbrojtur idenë e saj se “Islami nuk ka vend në Norvegji dhe se librat e Kur-anit duhet të shkatërrohen në masivitet”.

Më pas policia ka ndërhyrë ndaj Braten e cila ka marrë Kur’anin në dorë për ta grisur. Pas ndërhyrjes së policisë, ajo ka hedhur në tokë Kur’anin dhe ka ofenduar muslimanët.

Inge Lansrud, nga drejtoria e policisë në Oslo në një deklaratë për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB tha se nuk e kanë lejuar protestën pas fillimit të provokimeve kundër Kur’anit.

Ndërkohë edhe një grup rreth 30 personash të përbërë nga aktivistët norvegjezë dhe muslimanë kanë reaguar ashpër ndaj protestët kundër Islamit.

Kujtojmë se muajin e kaluar lideri i lëvizjes të së djathtës ekstreme (Stram Kurs) në Danimarkë, Rasmus Paludan dogji Kur’anin dhe ofendoi muslimanët në një lagje ku jetojnë intensivisht muslimanët gjë për të cilën pati shumë reagime. Dy javë më parë Marco De Wit, lideri i partisë “Populli Finlandez i Pari” (Suomen Kansa Ensin) në Finlandë gjatë punimeve të tij për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) bëri një provokim të madh duke e grisur dhe hedhur Kur’anin në tokë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!