55 vjeçari kosovar ka vrarë gruan e tij duke e goditur me thikë në një park në qytezën Künzell të Gjermanisë.
Gruaja u plagos aq keq nga goditjet me thikë, dhe vdiç gjatë operacionit, shkruan mediumi lokal Hessenschau në Gjermani.
Gruaja 52-vjeçare u qëllua me thikë në një parking të veturave të premten pasdite.
Kosovari u gjet në makinën e tij nga zyrtarët policorë.
Ai ishte pranë gruas së tij të plagosur rëndë. Ai u arrestua pa rezistencë, siç ka sqaruar policia e Osthessen në një deklaratë të premten.
Gruaja 52-vjeçare u dërgua në emergjencë dhe vdiq gjatë operacionit.