Më 29 maj bëhet hapja solemne e autostradës që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.
Autostrada “Arbër Xhaferi” e cila e lidh kryeqytetin kosovar me Maqedoninë e Veriut, tërësisht do të lëshohet në përdorim më 29 maj të këtij viti.
Informatën për përfundimin e punëve ndërtimore të autostradës nga Prishtina deri te Gjenerali Jankoviq, përkatësisht te vendkalimi kufitar Bllacë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nxori Ministria e Infrastrukturës në seancën e sotme të Qeverisë kosovare, prejse kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar deklaratë për rrjedhën e punëve në autostradë.
“Kryeministri mori përgjigje nga zëvendësministri i Infrastrukturës se lëshimi në përdorim i kësaj autostrade është planifikuar të mbahet më 29 maj, derisa për plotësimin e obligimeve financiare nga ana e Ministrisë përgatiter raport që do të prezantohet para kabinetit qeveritar shumë shpejtë”, thuhet në kumtesën pas seancës së Qeverisë.