Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArben Agolli ia uroi fitoren Hekuran Dukës

Arben Agolli ia uroi fitoren Hekuran Dukës

Shembull dhe model i mirë Arben Agolli,ia uroi fitoren Hekuran Dukës në Dibër

Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët e pranoi humbjen në zgjedhjet e sotme të parakohshme lokale për kryetar të Dibrës.

Agolli me bashkëpunëtorit e tij arriti në selinë e degës së BDI-së dhe ia uroi fitoren Hekuran Dukës.

Që të dy janë mjekë specialistë dhe për një periudhë të gjatë kanë punuar së bashku në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.

Para selisë së degës së BDI-së në Dibër është duke u festuar fitorja e Dukës.

Sipas rezultateve të para Duka i ka marrë 450 vota më shumë. Me pothuajse diferencë identike Agolli humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2017 kur për herë të dytë u zgjodh Ruzhdi Lata i cili vdiq në nëntor të vitit të kaluar, pas një sëmundje të rëndë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments