Nga Avni Osmani (Struga Ekspres)
Me të arriturat teknologjike padyshim se njeriut sot iu lehtësua jashtëzakonisht puna e informimit, studimit, eksplorimit në përgjithsi.
Sot mjafton të shkruash në Google nje term ,apo një pyetje që nuk e dijm dhe rrjeti Wikipedia ta sqaron mënjiherë. Shpejtësia e internetit, smartphonet, kompjutorët , navigatori etj, mundësojn që njeriu në këtë kohë të dinamizmit të jetë në hap me kohën , i saktë dhe i pajisur me më shumë dituri e informim.
Shtrohet pyetja se si shfrytzohen sot interneti, respektivisht rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twiter etj, çfarë plasohet aty, dhe a është gjithçka qumësht e mjaltë ? Përgjigja do ishte 50 me 50. Mjerisht interneti përdoret me të madhe nga fëmijt që janë bërë rob të lojrave të ndryshme, të Youtubes si dhe faqe të cilët kanë për qëllim zbavitjen dhe relaksimin kurse në anën tjetër bëhen shpesh opium dhe krijojnë varshmëri të madhe.
Nxënësi dhe studenti , gjithnjë flas me përjashtime, në vend se të nxjerrë informata dhe materiale të dobishme për studim ato më shumë preferojn të postojn foto, të bëjn cheking, chat dhe lojra zbavitëse duke humbur kohën e mësimit madje edhe kohën e dedikuar për gjumë.
Me arritjen e internetit duket se edhe informimi vjen i sigurt. Informatat tani arrijn shpejt nga burime të ndryshme. Nuk jam gazetar me profesion edhe pse që moti mirem me shkrime për hobi, e dij se gazetaria ka për qëllim informimin e drejt të paanshm dhe e dij se ajo bëhet në terren duke hulumtuar apo duke arritur tek burimi i saktë e jo duke vjedhur e shtrembërruar lajmet dhe duke bërë copy paste.
Sot si asnjiherë më parë posedojm disa portale të cilët për të arritur tek levërdia informimin e bëjn shkel e shko .Lajmi i cili duhet të jetë i vërtet, i shenjtë i besueshm ka marr formën e komerciales , plasohen tituj dhe informata që aspak nuk parkojnë me realitetin.
Më e keqja është se kto portale dhe këto pseudogazetar askush nuk i kontrollon dhe askush i ndëshkon për gjithë ato dezinformata, madje ka të atilla që financohen dhe lëvdrohen nga qarqe të ndryshme të cilët kanë pushtet dhe të njejtit mund edhe të dirigjojn punën e atyre.
Për të qenë gjoja më senzacional tek lexuesit na interson se ç’bën reja e filan këngëtares, ç’vesh vajza e filan personalitetit, cila politikane apo kryetare komune ka blerë suxhuk apo brekë nga buxheti i komunës, cili artist apo artiste është zhveshur më së shumti, etiketohen me të madhe njerëz të artit, kulturës, politikës ,fesë dhe më e keqja kritikohen ata që bëjnë humanizëm e punë të mira. Plot shpifje dhe të pavërteta hutojnë me të madhe lexuesin , gjithçka bëhet për para , për klikime ,për interesa partiake dhe aspak për norma etike gazetareske.
Gjithçka ekspozohet: trupi, vetura, ushqimi i shijshëm, foto , statuse të ndryshme vetëm e vetëm të arrihet tek pëlqimet. Fenomeni apo sindromi Like sot ka prekur të gjithë neve, hidhërohemi me të afërmit vetëm pse nuk na ka bërë like filan foton apo filan statusin, vllau me vllaun , burri me gruen , fqiu, miku me mikun etj.
Duket sikur jetojm në botën virtuale ,mirpo larg realitetit, të zhytur thellë në teknologji dhe të sëmurë pas huqeve dhe veseve të rrjeteve sociale. Kemi shumë miq mirpo nuk flasim me asnjërin , kemi plot lajme mirpo mbetemi të painformuar ende, shohim çdo ditë jetim e të varfër por nuk çajm kokën fare, kemi viber e whatsapp , e përdorim vetëm për postime dhe like dhe shumë pak për të folur me vllaun dhe për ti qar dertet e kësaj bote. Na tërheq lakmia, magjia e iphonit dhe samsungut dhe në përgjithsi luksi i tepruar .
Jo gjithçka që fluturohet edhe hahet, të kemi kujdes se çfarë lexojm dhe nuk duhet besuar në gjithçka , interneti duhet të përdoret pozitivisht , rrjetet sociale në mënyrë të moderuar ,ti lidhin njerëzit, t’i afrojnë e jo të krijojnë ura dhe barriera në mes veti,kurse portalet të kontrollohen nga institucionet kompetente.