Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSibora Hoxha: Gënjeshtarë të vetvetes

Sibora Hoxha: Gënjeshtarë të vetvetes

Në ditët e sotme gjithmonë i drejti paragjykohet për mendimet dhe për realitetin e tij.
Gjithmonë fjalët e tij ndoshta vijnë si të rënda për ata që nuk duan ta besojnë ,e ndoshta edhe si të pavërteta për ata që janë të kënaqur me gënjeshtrën.
Nuk mund të gjejmë qetësi në shpirt në qoftë se nuk e tregojmë mendimin tonë, në qoftë se nuk e tregojmë atë realitet që na rrethon.
Heshtja të mbyt. Heshtja të vret, të shkatërron cdo dëshirë dhe çdo ndjenjë.
Ku kanë arritur ata që kanë heshtur e që janë nëpërkëmbur nga fjalët e të tjerëve?
Janë zhdukur nuk mund të them, janë fshehur nuk mund të them po ashtu.
Por e dimë të gjithë atë të vërtetë të hidhur… KANË VRARË VETEN!
Nuk e kuptoj paragjykimin, nuk mundem dhe nuk dua aspak ta kuptoj.
Edhe njerëzit janë të pakuptueshëm.
Besojnë çfarë duan të besojnë edhe pse ndoshta e dinë se e gjitha është gënjeshtër,përsëri e besojnë.
Por realiteti? Realiteti gjithmonë mbetet i zbehtë po ashtu edhe njerëzit qe e tregojnë atë.
Ose zbehen vërtetë ose janë të pa dëshirueshëm në ditët e sotme…

Sibora Hoxha

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments